E Diel, 1 Nëntor 2026

Honduras, 176 policë në pranga për krime

Ministria e Sigurisë tha se oficerët e policisë dyshohen për krime si trafikim droge, rrëmbim dhe vrasje.

Arrestimet vijnë pas një proteste lidhur me lirimin e katër policëve të akuzuar për vrasjen e dy studentëve.

Më herët gjatë javës Presidenti i vendit, Porfirio Lobo, shkarkoi komandantët më të lartë të policisë dhe urdhëroi ushtrinë për të luftuar krimin.

“Duhet të heqim qafe mollët e kalbura në Policinë Kombëtare”, tha Lobo të mërkurën./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-11-04 09:42
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›