Referendumi, disa ministra e deputetë, kundër Papandreut
ATHINE-Pas ministrit të Financave, Venizelos i cili deklaroi se nuk duhet të zhvillohet një referendum që vë në diskutim daljen e Greqisë nga Euro, shprehen “kundër” edhe ministri i shëndetësisë Andreas Loverdos si dhe ministri për Zhvillimin Rural Kostas Skandalidis, të cilët kërkojnë takim urgjent të grupit parlamentar të PASOK.
Ministri i Shëndetësisë Andreas Loverdos theksoi nevojën për unitet mes forcave politike, tani që "vendi është në kushtet e një krize jashtë caqeve", tha ai duke u deklaruar pro ndërhyrjes së ministrit të Financave Venizelos për mosmbajtjen e referendumit.
Loverdos kërkoi një takim të menjëhershëm të të gjitha institucioneve të partisë në pushtet, dhe i bëri thirrje opozitës, "për të kontribuar në unitet", për sigurinë kombëtare.
Nga ana e tij ministri Skandalidis në një deklaratë shkruan: “Grupi parlamentar i PASOK duhet të mblidhet për të përcaktuar zhvillimet para votëbesimit të qeverisë. Është e kuptueshme që një referendumi mbi çështjen e qëndrimit ose jo të vendit në eurozonë i mungon sensi, sepse rruga evropiane e vendit është përcaktuar dhe dhe nuk është e negociueshme."
Edhe dy deputetë të PASOK Vardikos dhe Kartalis deklaruan se do t’i thonë “JO” zhvillimit të referendumit me këtë pyetje.
Vardikos tha se do të japë besimin për qeverinë, por nuk mund të votojë në favor të referendumit. Kartalis e përshkroi iniciativën referendum si një "mendjelehtësi politike." Deputetja Eva Kaili ka ripërsëritur publikisht në llogarinë e saj në FB se nuk do t’i japë mbështetjen kësaj qeverie.
Në grupin parlamentar të PASOK ka mjaft deputetë që mund të dalin kundër referendumit, dhe të vënë në dyshim zbatimin e kësaj nisme.
(m.a/BalkanWeb)