E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien dekretet e Topit

Përveç ligjit për menaxhimin e mbetjeve, mazhoranca ka rrëzuar edhe kandidaturën e Sali Shehut për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Nuk pritej ndonjë surprizë në këtë rast, pasi kryeministri e bëri të qartë më parë se kandidatura nuk plotësonte kushtet e kërkuara dhe se ishtë përzgjedhur politikisht. 

Me 73 vota kundër dhe 53 vota pro të opozitës Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidentit Topi, për rishikimin e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve.  Kuvendi ka rrëzuar me 75 vota kundër edhe dekretin tjetër të presidentit  që propozonte Sali Shehun për kryetarë të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Gjatë seancës, u miratuan edhe anëtarët për Këshillin Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, ku vlen të theksohet se dy kandidatura, ajo e demokratit Dhori Kule dhe socialistja Ermelinda Meksi, morën më shumë se 100 vota të deputëve. Kuvendi miratoi me 75 vota pro Ardian Fullanin, Petraq Milon, Elisabeta Gjonin, dhe Eva Golemin për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës të BSH-së. Ndërsa kandidatura e Ermelinda Meksit dhe Dhori Kulen morën konsensus të plotë nga të dyja palët. /Start/

                                                                                             2011-11-04 07:40
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›