Honduras, 356 viktima nga zjarri

Autoritetet e Hondurasit kanë raportuar se zjarri që përfshiu një burg të vendit, ka lënë 356 persona të vdekur dhe të zhdukur, kryesisht të burgosur.
Incidenti ka ndodhur në burgun e Komajaguas, rreth 75 kilometra në veri të kryeqytetit. Zyrtarët mjeko-ligjorë thonë se disa të burgosur që figurojnë të zhdukur, mund të jenë larguar.
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga defektet elektrike ose nga vetë të burgosurit.