Acari në Evropën Lindore, mbi 500 viktima deri tani

Reshjet e dendura të borës dhe temperaturat ekstremisht të ulëta u kanë marrë jetën mbi 500 personave në Evropën Lindore. Autoritetet në Rusi bëjnë të ditur se 205 persona kanë vdekur nga i ftohti që ka nisur në fund të janarit, ndërsa Ukraina ka shënuar 112 viktima dhe Polonia 107.
Rumania po ashtu është goditur rëndë nga stuhitë dhe acari, ku temperaturat kanë shënuar -30 gradë Celsius. Autoritetet thonë se të paktën 86 persona kanë humbur jetën në këtë vend, shumica e tyre në jug dhe në lindje të vendit, ku reshjet e borës kanë kapur 5 metra.
Rreth 23.000 persona mbeten të izoluar pa energji elektrike dhe furnizime të tjera. Nga ana tjetër, Kosova ka shënuar 10 viktima në fshatin Restelicë, si pasojë e rrëshqitjes së ortekut të borës, ndërsa Serbia dhe Hungaria 20.