Shkon në 377 numri i viktimave në Honduras

Numri i viktimave nga zjarri në burgun e Hondurasit vazhdon të rritet. Zyrtarët flasin për 377 të vdekur nga flakët që kanë përfshirë burgun në qytetin Komajagua.
Policia po heton nëse flakët janë vendosur nga një i burgosur, i cili më pas është arratisur.
Të burgosurit akuzojnë autoritetet e burgut se kanë dështuar të parandalojnë përhapjen e flakëve dhe të hapin në kohë dyert e qelive për të shpëtuar të dënuarit.
Burgu, i ndërtuar për rreth 450 të burgosur, thuhet se mbante rreth 800 persona të privuar nga liria.