Hong-Kong, dhjetëra të vdekur nga përplasja e anijes me tragetin
Dhjetëra persona kanë humbur jetë si rezultat i përplasjes së një anije pasagjerësh me një traget në ishullin Lamma të Hong Kongut.
Raportet e fundit flasin për 36 persona të vrarë dhe dhjetëra të lënduar, ndërkohë që më shumë se 40 persona të plagosur janë dërguar për në spitalet e Hong Kongut, shumica me hipotermi.
Anija raportohet se bartte rreth 120 persona të cilët do të shikonin shfaqjen me fishekzjarrë në Victoria Harbour të Hong Kongut, për të shënuar Ditën Kombëtare të Kinës, që është më 1 tetor. Qeveria tha se 25 trupa u gjetën mëngjesin e së martës ndërsa ende vazhdojnë kërkimet për personat që rezultojnë të zhdukur.
Më shumë se 100 njerëz janë shpëtuar dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
2 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Hong-Kong, dhjetëra të vdekur nga përplasja e anijes me tragetin burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip