E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes në moshën 95-vjeçare historiani Erik Hobsbaun

Lajmi është konfirmuar nga të afërmit e tij Ai ndërroi jetë në orët e para të së hënës në Spitalin Mbretëror në Londër, ku ishte shtuar pasi vuante nga pneumonia, tha motra e tij Julia.

Historiani i traditës markiste, Erik Hobsbaun, ka shkruar më shumë se 30 libra. Reputacioni i tij u rrit ndjeshëm me “Historinë e Shekullit XX” dhe me “Epoka e Ekstremeve”, i cili është përkthyer në shumë se 40 gjuhë (edhe në shqip).

Ai kishte lindur në vitin 1917 në Egjipt, nga dy prindër hebrenj. Librin e parë e botoi në vitin 1948 ndërsa të fundit në vitin 2011 (“Si Të Ndryshojmë Botën”)./Start/F. P/

                                                                                             2012-10-01 16:21
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›