Hong-Kong, shënohet 15 vjetori nën administrimin e Kinës

Në Hong-Kong sot shënohet 15 vjetori i marrëveshjes për dorëzimin e pushtetit nga Britania te Kina.
Presidenti kinez, Hu Jintao, ndodhet në krye të manifestimeve më të mëdha.
Më herët ai mori pjesë në inagurimin e biznesmenit CY Leung në postin e liderit të ri të qytetit.
Ky inaugurim është ndjekur me protesta të vogla.
Ligji themelor në Hong-Kong është një mini-Kushtetutë, e cila kësaj ish kolonie britanike i mundëson liri civile, sipas modelit “një vend, dy sisteme”, që është krijuar kur iu kthye Kinës në vitin 1997.