Horațiu Feșnic do të jetë arbitri i Andorra-Shqipëri

UEFA ka caktuar një arbitër rumun si kryesor të takimit mes Andorrës dhe Shqipërisë. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin, Horațiu Feșnic, i cili në këtë sezon nuk ka asistuar në asnjë takim të vlefshëm për Eliminatoret Botërori 2026.
36-vjeçari do ndihmohet nga bashkëkombasit e tij, Valentin Avram, Alexandru Cerei dhe Rares Vidican. Në VAR do jenë Ovidiu Haţegan me ndihmës Adrian Costreie.