E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia OKB te hetoje ne Veri


Serbia kërkon një hetim nga Kombet e Bashkuara lidhur me incidentet në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, ku u plagosën disa ushtarë të KFOR-it dhe serbët që kishin vendosur barrikadat.

Qeveria serbe ka kërkuar që KFOR-i dhe EULEX-i të jenë neutral në bazë të rezolutës 1244, ndonëse ka kritikuar ndërkombëtarët si fajtor për incidentet.

Qeveria e Serbisë kërkon një hetim urgjent nga Kombet e Bashkuara lidhur me incidentin në Jarinjë. Qeveria e Serbisë kërkon nga OKB që të jetë neutrale ndaj statusit dhe të veproj me misionet e saj në Kosovë e Metohi sikurse saktësohet në rezolutën 1244. Qeveria beson se tensionet mund të kalohen vetëm në bazë të negociatave dhe respektimit të plotë të të drejtave dhe interesave të popullit serb që jeton në veri të krahinës autonome të Kosovës dhe Metohisë”, deklaroi Millivoje Mihajllovic, zëdhënës i Qeverisë së Serbisë.

Përkundër faktit që Serbia ka refuzuar të vazhdoj bisedimet në Bruksel pa folur për Veriun, zyrtarët serbë thonë se janë të gatshëm për dialog.

"Qeveria e Serbisë është e angazhuar për dialogun dhe në besojmë se paralajmërimi i ardhjes së të dërguarit të BE-së, Robert Cooper në Beograd e Prishtinë do të inkurajojë për dialogun dhe presim që incidentet dhe ngjarjet tjera në veri të kanalizohen dhe të dyja palët të ulen në tavolinën e bisedimeve me ndërmjetësim ndërkombëtarë dhe të zgjidhin problemet njëherë e përgjithmonë”, shton më tej, Mihajllovic.

Ndërsa kryeministri serb, Mirko Cvetkovic, duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve të Kuvendit të Serbisë ka thënë se qeveria ka kërkuar përgjegjësi. Ndërkaq zyrtarët e opozitës kanë kritikuar duke theksuar se mbase koalicioni qeveritar më nuk e ka shumicën dhe nuk ka besimin e askujt.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova KFOR kontroll trenit në veri
Pjesëtarë të KFOR-it kanë kontrolluar për herë të parë të enjten pasdite trenin me udhëtarë që qarkullon në relacionin Kralevë-Zveçan. Kosovë, vijon operacioni anti-pirateri
Policia e Kosovës ka vazhduar edhe të enjten hetimet dhe aksionet kundër piraterisë televizive. Zyrtarët policorë konfirmuan se në kuadër të hetimeve gjatë ditës së enjte janë intervistuar disa nga të arrestuarit e një dite më parë. Në familjen e dëshmitarit “X”
Karrikja e mbuluar me peshqirë, në traditën kosovare tregon mort. Vdekja që ka rënë në pragun e kësaj shtëpie ka tronditur mbarë opinionin kosovar. Cooper, sërish në Prishtinë e Beograd
Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper do të vizitojë së shpejti Prishtinën dhe Beogradin.
Policia gjermane: “Dëshmitari X” u vetëvra
Zyrtarë të policisë gjermane kanë deklaruar mbrëmjen e së mërkurës se, i ashtuquajturi “Dëshmitari X” ka bërë vetëvrasje.


Lajmet kryesore

Topi: Unë në bulevard, Berisha në bllok
Presidenti deklaron kthimin në politikë

Bulqizë, minatorët dalin nga greva e urisë
Ruçi: Paktin, pastaj ligjet
Enti Rregullator po shqyrton kërkesat e kompanive CEZ, KESH dhe OST
Korçë, biznesi hap dhe mbyll aktivitetin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›