E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne familjen e deshmitarit X


Karrikja e mbuluar me peshqirë, në traditën kosovare tregon mort. Vdekja që ka rënë në pragun e kësaj shtëpie ka tronditur mbarë opinionin kosovar.

Bëhet fjalë për vdekjen e dëshmitarit “X”, i cili u gjet i vdekur në shtetin gjerman.

Agim Zogaj identiteti i të cilët u bë i ditur pas vdekjes, ishte njëri ndër dëshmitarët kyç në proçesin kundër Fatmir Limajt dhe nëntë ish-ushtarëve të UÇK-së të cilët po akuzohen për krime lufte. Në mars të këtij viti Agimi, ishte marr nga zyrtarët e EULEX.

Nga ajo kohe e deri në ditën e vdekjes, vendndodhja e tij ishte e panjohur për të gjithë, madje edhe për bashkëshorten dhe katër fëmijët.

Teksa, oda e familjes ishte hapur për pritjen e njerëzve për ngushëllime, familjarët ende, nuk dinë se kur do t’ju sillet trupi i Agmit.

I ati i tij, Idrizi, në një intervistë për TCH këmbëngul se, Agmi nuk ishte dëshmitari X por, e detyruan të bëhej. Ndërkohë, tregon se sa herë Agimi iu kishte shpëtuar atentateve.

“Ky nuk ka qenë dëshmitari ‘X’, por e kanë detyruar ta bënte”, është shprehur Idriz Zogaj, babai i dëshmitarit ‘X’.

Ai thotë se, për herë të fundit me Agimin kishte folur në ditën e fiter-Bajramit. Xha Idrizi dyshon se djali i tij nuk ka vdekur nga shkaqe natyrale dhe nuk është vetëvrarë. Ndërkohë, akuzon EULEX-in për vrasjen e të birit.

“Për herë të fundit kam folur për Bajram... Ka 11 muaj që nuk e kam ditur ku kam djalin”, theksoi Idrizi.

Zyrtarët e policisë gjermane të mërkurën mbrëma kanë konfirmuar se dëshmitari X është gjetur i vdekur në qytetin e Duisburgut dhe se ai ka bërë vetëvrasje, duke varur veten me litar.

Dëshmitari “X” prej shumë kohësh ruhej nga EULEX-i. Dyshimin për krime lufte ndaj Fatmir Limajt, ky mision e ka bazuar kryesisht në deklaratën e dëshmitarit bashkëpunues “X” dhe provat që ka ofruar ai.

Dëshmitari “X” kishte dhënë një sërë deklaratash hetuesve në njësinë e hetimeve të Krimeve të Luftës në EULEX.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova KFOR kontroll trenit në veri
Pjesëtarë të KFOR-it kanë kontrolluar për herë të parë të enjten pasdite trenin me udhëtarë që qarkullon në relacionin Kralevë-Zveçan. Serbia: OKB të hetojë në Veri
Serbia kërkon një hetim nga Kombet e Bashkuara lidhur me incidentet në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, ku u plagosën disa ushtarë të KFOR-it dhe serbët që kishin vendosur barrikadat. Kosovë, vijon operacioni anti-pirateri
Policia e Kosovës ka vazhduar edhe të enjten hetimet dhe aksionet kundër piraterisë televizive. Zyrtarët policorë konfirmuan se në kuadër të hetimeve gjatë ditës së enjte janë intervistuar disa nga të arrestuarit e një dite më parë. Cooper, sërish në Prishtinë e Beograd
Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper do të vizitojë së shpejti Prishtinën dhe Beogradin.
Policia gjermane: “Dëshmitari X” u vetëvra
Zyrtarë të policisë gjermane kanë deklaruar mbrëmjen e së mërkurës se, i ashtuquajturi “Dëshmitari X” ka bërë vetëvrasje.


Lajmet kryesore

Topi: Unë në bulevard, Berisha në bllok
Presidenti deklaron kthimin në politikë

Bulqizë, minatorët dalin nga greva e urisë
Ruçi: Paktin, pastaj ligjet
Enti Rregullator po shqyrton kërkesat e kompanive CEZ, KESH dhe OST
Korçë, biznesi hap dhe mbyll aktivitetin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›