E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horoskopi ditor - 4 nëntor

Dashi
21 mars- 20 prill

Sot keni angazhime më të mëdha në punë. Megjithatë nuk do të mungojnë as kënaqësitë e ndryshme. Mos i bëni gjërat e mëdha më partnerin/ën. Kujdes më të madh për familjen.

Demi
21 prill- 21 maj

Jeni në një ditë kur do të kënaqni të tjerët me humor. Nëse shefi ju obligon me ndonjë punë kryeni atë. Duhet që ti ofroheni më shumë një personi i cili po ju vëzhgon.

Binjakët
22 maj- 21 qershor

Mos kushtëzoni të tjerët duke marrë vendime autonome. Bashkëpunoni sa më shumë me kolegët. Në dashuri keni harruar një person të cilit duhet ti kushtoni më shumë kujdes. Rregulloni disa gjëra të brendshme shtëpiake.

Gaforrja
22 qershor- 22 korrik

Duhet që të tejkaloni disa keqkuptime të cilat kanë filluar që nga mëngjesi. Ajo që duhet të bëni është që të jeni më i kujdesshëm gjatë pasdites. Pasi që keni shumë imunitet më punë mund ti përballoni edhe gripit.

Luani
23 korrik- 22 gusht

Nuk do të keni ndonjë risi gjatë ditës së sotme. Keni energji të mira kështu që duhet të jepni maksimumin në punë. Por kujdes me partnerin/ën. Nëse jeni beqar do të keni një ditë të mirë për të arritur tek një lidhje serioze.

Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator

Jeni në një ankth të ri ndryshimesh, kështu që kujdes. Yjet ju sugjerojnë që të kërkoni më shumë dashurinë sepse ajo papritur mund tju ikën. Duhet të keni një kujdes të shtuar për ushqimin.

Peshorja
23 shtator- 22 tetor

Keni ide të ngatërruara kështu që mund të merrni vendime që janë shumë të nxituara. Mund të ndjeni një dashuri të reja apo rikth9im tek dashuria e vjetër. Megjithatë, nuk jeni në humor të mirë kështu që nuk do bëni shumë ndryshime.

Akrepi
23 tetor- 21 nëntor

Jeni në një gjendje shumë të mirë. Por, yjet ju sugjerojnë që mos ti ekzagjeroni gjërat. Është një ditë e mirë po ashtu që të flirtoni. Pra jepuni më shumë pas aventurave. Shëndeti i mirë!

Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor

Jeni shumë praktik në kryerjen e punëve. Vazhdoni kështu. Në aspektin sentimental do të lind diçka e re. Nëse jeni çift mundohuni që të përmirësoni raportet me partnerin/ën. Kujdes me pastërtinë!

Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar

Do të arrini që të realizoni disa biznese të cilat i keni lënë pas dore. Kështu do të mund të ecni përpara. Në aspektin sentimental do të keni raporte pozitive. Shëndeti i mirë. Ditë e mirë për marrje me fitnes.

Ujori
21 janar- 18 shkurt

Është një ditë e mirë ku mund ta planifikoni të ardhmen. Kështu do të arrini që të krijoni një lidhje shumë të mirë. Yjet ju sugjerojnë që të konsumoni sa më shumë fruta për të larguar gripin.

Peshqit
19 shkurt- 20 mars

Papritur do të gjendeni para një situata ku nuk do të mund të ktheheni prapa. Është mirë që të realizoni një takim që ka të bëj me juve. Keni kujdes më të madh me gjumin pasi që mund të keni probleme!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›