E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista e barnave, në fuqi në fillim të vitit

Lista e barnave të rimbursueshme do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm. Por në këtë periudhë grosistët më të mëdhenj të importit të barnave kanë paraqitur një ankesë pranë Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me luhatjet e ndjeshme të kursit të këmbimit, çka ndikon në çmimet me të cilat ata blejnë këto medikamanente. Kështu që është vendosur që barnat e listës me rimbursim, por edhe të tjerët do të blihen me mesataren e kursit të këmbimit të valutës per gjashtëmujorin e fundit. Ky ka qenë relacioni i përgatitur nga Drejtoria e Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë për listën e re të barnave.
Deri tani grosistët, blerësit e mëdhenj të ilaçeve, kanë blerë ilaçe me çmime më të shtrenjta dhe i kanë shitur me çmimet e parashikuara sipas vendimit të qeverisë
Nndërkohë drejtori i Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë është shprehur se në listën e re të barnave do të ketë nga eksperienca e mëparshme edhe barna të reja që nuk kanë qenë më parë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›