E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, mundësi ideale për Botëror

Tashmë është zyrtare: David Beckham do të luajë sërish te Milan nga muaji janar. Marrëveshja në mes të Milan dhe LA Galaxy është kryer përfundimisht në orët e vona të së hënës, siç njofton televizioni Sky. Përfaqësuesi anglez do të jetë në dispozicion të trajnerit Leonardo për gjashtë muaj.

Milan është mundësia më e mirë për të shkuar në Botëror. Kisha nevojë ta shfrytëzoja mundësinë më të mirë për të marrë pjesë në Kampionatin botëror dhe Milan më ndihmoi që ta bëj këtë. Më ka pëlqyer shumë eksperienca ime e mëparshme në Milan dhe nuk më pritet që ta takoj skuadrën dhe stafin edhe një herë. E falënderoj Tim Leiweke e Bruce Arena që ma dhanë këtë mundësi, theksoi mesfushori anglez për uebfaqen zyrtare të Milanit.

I lumtur me rikthimin e Beckham ishte edhe zëvendës presidenti i Milanit, Galliani. Jemi mjaft të kënaqur që do ta shohim Davidin në fanellën e Milanit, pas eksperiencës së jashtëzakonshme sezonin e kaluar. Jemi të sigurt se kjo periudhë në Evropë do ta përgatitë atë sa më mirë për Botërorin e Afrikës së Jugut, deklaroi numri 2 i klubit Rossoner.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›