E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horoskopi ditor – 22 dhjetor

Dashi
21 mars- 20 prill

Ëndrrat e juaja do të jenë shumë të rëndësishme sot. Kështu që shkruani ato dhe fokusohuni në detale të tyre dhe mandej veproni! Shumë shpejt do të gjeni mënyrën e hapave të juaj të mëtutjeshëm.

Demi
21 prill- 21 maj

Mendja e jua është perfekt për të punuar në skuadër. Askush më mirë së ju nuk mund të merret me gjërat e thjeshta. Bisedoni me ndonjë shok dhe së bashku provoni për të realizuar një projekt të madh!

Binjakët
22 maj- 21 qershor

Tani është koha për të punuar, nëse mundeni dhe normalisht të bisedoni me të tjerët. Pak propagandë për të tjerët do të ishte perfekt. Gjërat do të rregullohen ashtu sikurse ju keni paraparë.

Gaforrja
22 qershor- 22 korrik

Intuita e juaj po vepron sikurse një legjendë, por në ditët sikurse kjo e sotmja kjo gjë është drithëruese! Ju nuk do të mund t’i lexoni të gjitha mendimet por keni një ndjenjë se çfarë dëshirojnë njerëzit jashtë jetës tuaj!

Luani
23 korrik- 22 gusht

Arti është në mendjen e juaj gjatë gjithë ditës, andaj pse nuk e vizitoni ndonjë galeri, duke imagjinuar krijimin e ndonjë pune apo duke biseduar me njerëz të ndryshëm gjërat e rëndësishme, sidomos të flisni për bukurinë!

Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator

Shmanguni nga marrja e të gjitha gjërave të reja sot – duhet të rrini më shumë me ata që i njihni. Kjo nuk do të jetë shumë e vështirë sidomos kur një shok i juaj do të vije me një plan të çmendur të cilin edhe ju duhet ta zbatoni!

Peshorja
23 shtator- 22 tetor

Duhet të jeni më të sigurt për t’u kujdesur për disa detale të jetës sot – jo të gjitha gjërat janë të mjegullta për ju! Jeni në një gjendje të mirë kështu që kënaquni me jetën dhe mos mendoni për ato që thonë të tjerët.

Akrepi
23 tetor- 21 nëntor

Fantazitë e juaja janë paksa jashtë kontrollit – por ato do të bëhen pjesë e jetës! Keni energji të mëdha që do ua bëjnë gjërat më të thjesht. Kjo ju jep mundësi që të lidheni me njerëz të rinj.

Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor

Pavarësisht a jeni në punë duke u marrë me familjen e juaj, tani është koha e duhur që të merreni me nostalgji. Kujtimet janë ajo që mund t’ju hynë në kohë edhe tani. Pse jo, të mësoni edhe nga gabimet.

Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar

Ndoshta nuk do të dini si ta shpëtoni botën por dini se si ti ndihmoni të tjerët. Sot në pyetje do të vije ana e juaj emocional e cila ju bën që të ndihmoni shokët dhe familjen e juaj në të gjitha aspektet.

Ujori
21 janar- 18 shkurt

Partneri/ja do të jetë shumë i rëndësishëm për ju sot. Shkëmbeni mendime me ta sa të jetë e mundshme. Mund të jenë shkëmbime emocionesh, mendime për paratë apo fëmijët – dhe planifikimi se ku t’i kaloni pushimet gjatë vitit.

Peshqit
19 shkurt- 20 mars

Ka ardhur koha që t’i trajtoni shokët në mënyrën më të duhur – kështu që duhet të jeni të sigurt se si silleni me ta! Keni një energji të mjaftueshme emocionale që mund të bëni gjithçka për të rregulluar gjërat para festave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›