E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horoskopi ditor (15 shkurt)

Dashi
21 mars- 20 prill

Nuk është një ditë për të nënshkruar ndonjë marrëveshje. Aq më pak kur duhet që të jeni më të kujdesshëm në financa dhe paratë mund të jenë kokëçarje për të ecur më tutje në karrierë.

Demi
21 prill- 21 maj

Askush nuk mund t’ju ndaloj sot. As në punë as në dashuri pasi që jeni të vendosur për të arritur qëllimet e juaja. Nëse jeni në ndonjë udhëkryq dhe keni probleme atëherë sot është një ditë e mirë për t’i rregulluar ato!

Binjakët
22 maj- 21 qershor

Sot është një ditë paksa e paqartë për ju, sidomos për sa i përket punëve në shtëpi. Duhet të jeni pjesë e ndryshimeve familjare dhe të ecni një hap me kohën. Do e shihni që gjërat do të rregullohen shpejt!

Gaforrja
22 qershor- 22 korrik

Ana e juaj filozofike do të jetë më e madhe se zakonisht dhe kështu do të arrini që të zbuloni shumë të vërteta. Është momenti i duhur që të realizoni ëndrrat e juaja të cilat i keni pasur për një kohë të gjatë.

Luani
23 korrik- 22 gusht

Nëse partneri/ja e juaj ju largon atëherë as ju nuk keni nevojë që të eskaloni situatën. Duhet t’i ktheheni të njëjtit problem pas një kohe, sepse në emocionet e mëdha që keni – nuk do zgjidhni asgjë!

Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator

Është një ditë e ngadalshme për çdo kënd – veçanërisht për ju! Problemi qëndron se nuk duhet t’i prisni të tjerët që të përfundojnë detyrat që ju i keni, por duhet që t’i përfundoni ato sa më shpejt që mundeni.

Peshorja
23 shtator- 22 tetor

Përpiquni që të njiheni më sa më shumë njerëz. Edhe pse dashuria do të jetë ajo që do ju josh, duhet që të ruani energjinë e juaj personale për një ngritje më të madhe në karrierë. Kjo nuk do të zgjat shumë!

Akrepi
23 tetor- 21 nëntor

Duhet që të bëni çfarëdo që mundeni që të pushoni më shumë sot! Në disa punë triviale duhet që të përdorni talentin e juaj sa më shumë. Por, keni nevojë edhe për ndihmën e të tjerëve.

Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor

Jeni në një vend perfekt ku do ju hapen dyert për mundësi të reja, edhe pse nuk po ndiheni aq shumë i organizuar. Përpiquni që të bëni gjithçka të re që është interesante dhe mundimi do ju shpërblehet.

Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar

Do të punoni shumë dhe të tjerët shumë pak do e vërejnë këtë. Kjo është në rregull – pasi që në të ardhmen e afërt do të arrini një sukses të konsiderueshëm në punë. Andaj vazhdoni me të njëjtin ritëm.

Ujori
21 janar- 18 shkurt

Do të merrni më shumë kërkesa së zakonisht gjatë ditë së sotme saqë nuk do të arrini që t’ia dilni mbanë më to. Megjithatë duhet që të jeni më i qetë në arritjen e synimeve. Është një ditë e mirë për të arritur synimet e juaja.

Peshqit
19 shkurt- 20 mars

Keni një energji të mirë e cila mund t’ju kryej shumë punë. Sot është një ditë e mirë edhe për të kamufluar gabimet që keni bërë, kështu që mund të arrini këtë. Vazhdoni më të njëjtin ritëm dhe mos u dorëzoni!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›