Bridge refuzon të flasë me Terryn

Marrëdhëniet e Wayne Bridget dhe John Terryn kanë rënë në pikën më të ulët pas refuzimit të kontaktit me ish-kapitenin e Anglisë.
Revista angleze News of the World ka bërë të ditur të dielën se Bridge ka injoruar thirrjet dhe mesazhet ne telefon nga Terry dhe ka refuzuar të ketë çfarëdo kontakti me ish-shokun e tij më të mirë.
Terry ka bërë disa përpjekje të kontaktojë me mbrojtësin e Manchester Cityt dhe t’i shpjegojë aferën e tij me ish-të dashurën e Bridge, Vanessa Peronncel. Mirëpo, Bridge është duke refuzuar të pranoj thirrjet e Terryt dhe duket se do të vazhdojë ta injorojë edhe nëse takohen muajin e ardhshëm për ndeshjen miqësore të Anglisë.
Bridge është i zemëruar se Terry refuzon të pranojë se kishte pasur aferë me ish-të dashurën e tij. Bridge është përkrahur nga bashkëlojtarët e tij të Kombëtares të tejkalojë traumën personale dhe të luajë në Kampionatin botëror në Afrikën e Jugut. Ndërsa, Terry për shkak të përfshirjes së tij në aferë, ka humbur shiritin e kapitenit të Anglisë.