E dëshiron vajzën artiste

Courteney Cox-Arquette dëshiron që vajza e saj të bëhet artiste.
Ylli i famshëm i serialit “Friends”, e cila është e martuar me David Arquette dhe është pesë vjet më e vjetër se ai, tregon që vajza e saj është e “pandalshme” dhe është një artiste e vërtet, por “ne nuk duam të marrim ndonjë vendim të shpejt”.
“Unë jam shumë falënderuese për vajzën time. Ai fëmijë është i pandalshëm. Ajo ka shume vetëbesim dhe ka një humor shumë të mirë. Qesh shumë, qan shumë dhe dashuron shumë. Vërtet është një fëmijë i mrekullueshëm”, tha ajo.
“Nuk do të befasohesha nëse ajo dëshiron të bëhet një artiste, vetëm nuk dua që kjo të ndodh tash, nuk dua të dal hipokrite, por dua të jem një nënë e mirë. Unë jam shumë e kënaqur dhe e lumtur sepse jam e martuar me një njeri shumë familjar, siç është David, tha ajo për mediat amerikane.