E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aniston: Nuk jam vetëm Miqtë janë familja ime

Kur mbushi 40 vjeç, Jeniffer Aniston ishte e sigurt se me këtë moshë do të hapej një faqe e re në jetën e saj dhe atëherë dëshironte që deri në ditëlindjen e 41 të bëhej nënë. Por meqë kjo dëshirë nuk u realizua, aktorja bukuroshe hapi një restorant në Hollivud dhe pret të nxjerrë parfumin e saj “Aniston”

Kur mbushi 40 vjeç, Jeniffer Aniston ishte e sigurt se me këtë moshë do të hapej një faqe e re në jetën e saj dhe atëherë dëshironte që deri në ditëlindjen e 41 të bëhej nënë. Por meqë dëshira nuk iu realizua vendosi ta festojë përvjetorin në një festë private në Meksikë. Me grupin e miqve të saj, biondja që gjithmonë shfaqet në formë të përkryer në ekrane, vendosi të pushonte në njërën prej vilave më të bukura në Los Cabos. Me të ishte edhe Gerard Butler, i cili e riktheu edhe njëherë aktoren në qendër të tabloideve dhe thashethemeve se një lidhje e re kishte nisur mes tyre. Por që kur është ndarë me Brad asnjë burrë nuk ia ka mbushur zemrën dhe mendjen e saj për ta çuar drejt altarit. Megjithatë, disa gjëra ka arritur t’i realizojë: të hapë restorantin e saj në Hollivud dhe të krijojë një parfum që do i pëlqente shumë të mbante emrin “Aniston”.

Në vitin 2004 përfundoi “Friends”, seriali që për dhjetë vjet rresht, me rolin e Rejçëll Grin, e shpuri nëpër shtëpitë amerikane dhe ato të gjithë botës, duke e bërë jo vetëm një grua të dashur dhe të admiruar, por edhe një nga më të pasurat në botën e shou biznesit. Pastaj një vit më vonë erdhi një nga momentet më të vështira, ndarja dhe braktisja nga bashkëshorti i atëhershëm Brad Pitt, që e shkëmbeu me Angelina Jolie, më e re dhe më e bukur se ajo. Madje kjo e fundit nuk hezitoi të thoshte vërdallë se Jeniffer e kishte kërkuar vetë ndarjen nga Brad, sepse nuk donte të kishte fëmijë. Një humbje e vështirë për t’u arkivuar, kur në çdo intervistë që i bëhet, pyetja e parë që i drejtohet është gjithmonë për Brad-in. Megjithatë ajo asnjëherë nuk e ka mohuar se nuk ndien asgjë për të. Tani që ka simpatinë e publikut dhe pasi ka mbushur 40 vjeç, Jeniffer Aniston duket se i ka lënë pas shpine ato ditë të mbushura me dhimbje. Pas një sërë lidhjesh dashurie të përfunduara keq (mes të cilëve Vince Vaughn dhe John Mayer) duket se ka gjetur qetësinë e saj në një rreth të ngushtë miqsh që ajo i konsideron “familja ime e dytë”, edhe pse suksesin e saj të fundit “Marley & me” ka dashur të ndajë me qenin e saj. “Nuk kam provuar kurrë një emocion kaq të fortë. Kur kthehem në shtëpi qeni im vjen të më përkëdhelë e përshëndesë”. Me pak fjalë, Aniston ka rindërtuar një jetë të re, pak si protagonistja e “The Bounty Hunter”, ku interpreton pjesën e një reportereje të divorcuar, prioriteti i së cilës është gazeta ku punon. Në krah ka aktorin bukurosh Gerard Butler, i cili shpesh na lë të mendojmë se nuk janë vetëm miq të mirë. “Ndjekje, aksidente, të shtëna dhe pranga. Gjithçka shumë e këndshme”, tregon Aniston duke bërë shaka. Kur e pyet rreth asaj që ndjeu kur në film interpretoi me ish-in e saj, ajo përgjigjet: “Nuk besoj se ka asgjë të keqe të kthehesh me ish-in tënd, por çdo referim për Pitt është rastësor. Shpesh të ndodh të takohesh në një moment të jetës ku nuk jemi gati apo aq të rritur sa për të çuar prapa një lidhje”. Butler e ka njohur në sheshin e xhirimeve. “Kur gjendesh përballë këtij aktori bukurosh skocez është e pashmangshme që të ndihesh pak në siklet. Ai është një njeri shumë i ëmbël”, thotë. Një histori dashurie mes të dyve? “Jam kthyer në një emblemë të vajzës së vetmuar që bën përpara në jetë, sepse kështu duhet të ndodhë. Kam mësuar se në jetë nuk duhet të kesh plane, por opsione. Kjo sepse ne mund t’i kalojmë edhe gjërat e dhimbshme. Asgjë nuk mund të na vrasë. Të gjithë kemi mundësinë t’u bëjmë ballë vështirësive”. Ajo nuk ngurron të tregojë disa nga të fshehtat e jetës së saj. “Me origjinë jam greke. Edhe pse kam lindur në Sherman Oaks, Kaliforni, jam vajza klasike e luginës. Personat më të rëndësishëm gjatë fëmijërisë sime kanë qenë nëna dhe babai. Ime më ishte artiste, ajo më shtyu drejt botës së kinemasë. Kur isha e vogël më pëlqente të pikturoja; në moshën 11-vjeçare një vizatim i imi u ekspozua në Muzeun Metropolitan të Arteve dhe falë atij debutimi frekuentova Liceun Artistik në Nju Jork. Babai im, John Aniston, ka qenë një aktor i operës, ndërsa Telly Savalas Aka Kojak është kumbari: falë tyre fillova të merresha me televizion. Më këshilluan të ndiqja studimet në shkollën “Rudolf Steiner”. Aty kuptova se mund të bëhesha vërtet aktore. Rolin e parë e kam luajtur në moshën 9 vjeçe, ndërsa po bëja patinazh me babanë tim. Pasi u rrita, u regjistrova në “New York School for the Performing Art”, ku realisht të gjitha degët më magjepsnin: kinemaja, regjia, teatri. Sipas saj, format trupore janë dhuratë e Zotit, edhe pse ajo kujdeset jo pak. “Pëlqej sushit, makaronat dhe ushqimin meksikan. Nuk e konsumoj kurrë kuzhinën kineze dhe greke, sepse është pikante, por sërish mendoj se janë interesante. Gjithashtu më pëlqejnë shumë patatet e skuqura me salcë, e adhuroj ajkën e qumështit të rrahur me banane. Pi shumë “Martini”. Më pëlqejnë çokollatat e vogla “M&M”, por jam e detyruar të ha një dhe ta mbyll me kaq. Tani kam hapur një restorant timin meksikan në Hollivud. Më pëlqen t’u shërbej klientëve. është diçka e veçantë”. Bukuroshja 41-vjeçare thotë se mikeshat e saj të zënë një pjesë të rëndësishme të jetës së saj. “Jam shumë besnike ndaj mikeshave të mia më të mira, sidomos me ato që jam rritur. Lisa Kudrov, Courtney Cox dhe bashkëshorti i saj, David Arquette, me të cilët kaloj gjithmonë pushimet dimërore dhe ato verore në Cabo San Lucas, vendi im i preferuar, përveç Firences dhe Venecias”. Edhe ngrohja globale dhe shpëtimi i planetit është një nga shqetësimet e Jeniffer. “Jemi ne ata që duhet ta shpëtojmë planetin, mjaft më me mbeturina. Unë bëj dushe të shpejta nga 3 minuta, gjatë të cilave laj edhe dhëmbët. Arsyeja? Që të mos harxhoj shumë ujë, por kam një zakon të keq që lë dritat ndezur. Për momentin po rregulloj shtëpinë time në Beverly Hills - 1000 metër katrorë, e projektuar më 1970-n nga Hal Levitt - me panele diellore, riciklimin e ujit të shiut, kopshte të mbjella me fruta e zarzavate dhe puse nëntokësore me sistem ngrohje e ftohje. Ndihmoj disa jetimore, kujdesem për disa parqe dhe qen. Kam një shoqatë timen, e cila funksionon prej 13 vjetësh”.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›