E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horoskopi ditor (5 gusht)

Dashi
21 mars- 20 prill

Disa zhvillime të fundit nuk do ju pëlqejnë. Përpiquni që të jeni sa më i qartë dhe të kaloni sa më mirë nëpër situatën e krijuar.

Demi
21 prill- 21 maj

Nuk duhet të jeni një dënues i partnerit/ës. Merrni disa hapa shtesë për të rregulluar disa gjëra të lëna në gjysmë.

Binjakët
22 maj- 21 qershor

Mos prisni nga të tjerët që t’ua ndreqin ditën. Premtimet e bëra më parë nuk do të marrin përgjigje nga të tjerët për momentin.

Gaforrja
22 qershor- 22 korrik

Bisedimet e brendshme mund të jenë të pakuptimta. Thyeni këtë gjë dhe kërkoni më shumë këshilla nga të tjerët.

Luani
23 korrik- 22 gusht

Dikush me reputacion të frikshëm deri me tani është duke u treguar një dyfytyrësh dhe frikacak duke mos ju dhënë mundësi të tjerëve që të tregohen.

Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator

Një ish armik papritur do të përshtatet me juve. Mos kërkoni motive për këtë gjë, por analizojeni mirë detajet e dhëna.

Peshorja
23 shtator- 22 tetor

Personaliteti i juaj tërheqës do ju bëj paksa budalla. Yjet ju sugjerojnë që të rrini sa më shumë në distancë dhe të jeni më i/e kujdesshme nga situatat e papritura.

Akrepi
23 tetor- 21 nëntor

Kujdes më të madh gjatë ditës. Duhet t’i shikoni disa detale dhe në fund të merrni vendimet, sidomos ato që kanë të bëjnë me çështje personale.

Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor

Do të këtë përpjekje që t’ju ulin sot por duhet të rezistoni. Dorëzimi nuk duhet t’ju shkoj në mendje dhe në fund do dilni fitimtar.

Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar

Jeni të zënë, por mos harroni se duhet t’i përshtateni kushteve të reja në punë. Yjet thonë se keni nevojë për një relaksim më të madh.

Ujori
21 janar- 18 shkurt

Sot do të merrni një ftesë të çuditshme nga disa që nuk e keni pritur. Thoni “po” çdo gjëje dhe mos u përfshini në afera të personave të tjerë.

Peshqit
19 shkurt- 20 mars

Fjalët pa mend do mund t’ju shkaktojnë kokëçarje në punë sot. Për këtë mund të bini “pishman”, por ndoshta do të jetë vonë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›