E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horoskopi i datës 1 mars

Nga Express më 01 mars 2011 në ora 11:43

Dashi
21 mars- 20 prill

Nëse dëshironi që të arrini disa objektiva të juaja atëherë duhet që të jeni skllav i punës. Mos tejkaloni masën me kritika!

Demi
21 prill- 21 maj

Të qëndroni pranë dikujt nuk do të thotë që me tërë fuqitë e juaja të vuani për një problem. Yjet ju sugjerojnë që të punoni më shumë për të fituar betejën finale.

Binjakët
22 maj- 21 qershor

Nëse rreshtoni vetën nga ana intelektuale sot atëherë duhet që të zhvilloni një betejë kryesore për arritjen e një objektivi parësore që e keni në jetë.

Gaforrja
22 qershor- 22 korrik

Nëse punoni në grup atëherë do të ishte mirë që të punoni me ide të freskëta. Kjo do ju jepte inspirim për të arritur qëllimin që e keni pasur në jetë.

Luani
23 korrik- 22 gusht

Krenaria e juaja e meriton një mundësi të re, sidomos në këtë momente. Ka ardhur koha që mos të merakoseni për të tjerët por të veproni.

Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator

Ka paksa mjegull në jetën e juaj por ju duhet të veproni. Do të kënaqeni më shumë nëse dini ti organizoni gjërat më mirë, sidomos në dashuri.

Peshorja
23 shtator- 22 tetor

Keni më shumë kreativitet se të tjerët. Pasi që keni ide brilante në kokë atëherë duhet që ti zbatoni ato edhe në praktikë. Kërkoni ndihmën e të tjerëve.

Akrepi
23 tetor- 21 nëntor

Së pari duhet të jeni ju të parët që do të kërkoni suksesin. Përballuni me një problem personal të juaja por edhe me probleme të tjera. Do i zgjidhni me lehtësi.

Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor

Komunikimi është më shumë se debati apo dëgjimi i të tjerëve. Esenca është që ti kuptoni gjërat më mirë dhe jo vetëm të debatoni për probleme që nuk i dini.

Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar

Duhet të keni më shumë kujdes së si i shpenzoni paratë, sepse nuk është argëtim shpenzimi i parave. Më rëndësi që të shpenzoni për gjëra të nevojshme.

Ujori
21 janar- 18 shkurt

Keni më shumë pushtet se sa ju mendoni. Sot do të jetë një ditë e mirë për ato gjëra që dëshironi ti arrini dhe këtë mund ta bëni vetëm nëse tregoheni më syçelë.

Peshqit
19 shkurt- 20 mars

E mira e juaj sot është se ju do të arrini që të ndihmoni me përkushtim edhe njerëzit e tjerë. Vetëm në këtë mënyrë do të arrini atë sukses që e keni ëndërruar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›