E Shtunë, 31 Tetor 2026

E lumtur me prezantimin

Nga Express më 01 mars 2011 në ora 11:58

Anne Hathaway ka thënë se ajo ka qenë shumë e kënaqur që ka prezantuar Oskarët dhe se “ashtu siç filluan pastër, përfundoi edhe pastër.

Edhe pse shoqëruesi i saj në këtë shfaqje, aktori James Franco e kishte kritikuar aktoren e “Love & Other Drugs” përderisa ajo tha se ishte kënaqur me përvojën e re dhe punën gjatë prezantimit në Hollywood.

“Kam qenë e emocionuar”, tha ajo. “Kam pritur dhe kam qenë nervoze. Të gjithë me pyesnin, “A isha nervoz’? I tërë ky udhëtim nga fillimi në fund për mua ishte një kënaqësi, kënaqësi e pastër”.

“Me pëlqej edhe loja me Frankon sepse të dy kemi pasur energji të ndryshme”, shtoi aktorja.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›