Horoskopi i datës 9 shkurt
Dashi
21 mars- 20 prill
Nëse e shikoni se një gjë ka nevojë që të rregullohet atëherë bëjeni këtë. Askush si ju nuk mund të jetë i kujdesshëm në gjëra të këtilla.
Demi
21 prill- 21 maj
Sot është një ditë e mirë pasi që mund t’i qëndroni të gjitha sfidave pavarësisht se nuk ju pritet për të përfunduar një projekt të nisur.
Binjakët
22 maj- 21 qershor
Sot është një ditë e mirë për t’u marrë me ndalesat që keni. Mos u ndaloni gjeni mënyrën për të arritur qëllimet e juaja.
Gaforrja
22 qershor- 22 korrik
Do të largoni shumë mendime nga koka e juaj. Yjet ju sugjerojnë që mos të frikësoheni sidomos nga emocionet por edhe ta mposhtni frikën.
Luani
23 korrik- 22 gusht
Bisedat për financat do të jenë tema kryesore që do ta keni më të tjerët sot. Hulumtoni më shumë për idetë për të investuar diçka.
Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator
Jeni hyrë në një fazë të ëndërrimeve. Por duhet të mendoni që atë që keni për projekt ta realizoni në praktikë.
Peshorja
23 shtator- 22 tetor
Nuk ka asgjë të keqe nëse e ktheni vetën pak në të kaluarën. Keni bërë mirë dhe për këtë do të jeni shumë krenar!
Akrepi
23 tetor- 21 nëntor
Ka ardhur koha që t’i përfundoni punët që i keni lënë në gjysmë për të ardhur me ide të reja. Përmbushni ato që keni dhe filloni të merreni më shumë me punë.
Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor
Analizoni gjërat se ku dëshironi të shkoni për momentin. Nëse keni influencë apo projekti juaj varët nga dikush tjetër shikoni edhe njëherë idetë e juaja.
Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar
Nëse konsideroni së një aventurë serioze do të jetë një plan interesant atëherë bëjeni këtë sa më shpejt që është e mundur.
Ujori
21 janar- 18 shkurt
Vuajtjeve të juaja të brendshme do t’i vije fundi. Durim pasi që ngadalë do të arrini një sukses sidomos në sferën sentimentale. Rezultatet do i shihni më vonë!
Peshqit
19 shkurt- 20 mars
Përkushtimi është ai që po ju mungon për momentin. Nëse ju mendoni se do të arrini një sukses kjo nuk do të thotë se idetë e juaja përkrahen nga të tjerët!