Patate të furrës me domate

Nga Express më 09 shkurt 2011 në ora 11:40
Përmban:
1 kg patate; 2-3 kokrra qepe; 3-4 kokrra domate; 1-2 filxhan kafeje yndyre; 1-2 filxhanë kafeje kripe; 1-2 filxhanë kafeje piper dhe 2-3 flete dafine.
Përgatitja:
Patatet me madhësi mesatare qërohen ,shpërlahen, priten në formë rrethi ose thelë portokalli, spërkaten me kripe dhe shtrohen në tavë.
Përsipër i hidhen qepë të grira hollë në formë gjysmërrethi dhe domate të prera në feta të rrumbullakëta.
Në mes të patateve, në disa vende futen fletë dafine, hidhet yndyrë, piper i zi. Tava futët në furrë për 30 min dhe më pas është gati për ta shijuar.
Shënim:
Patatet sipas dëshirës para se të shtrohen në tave, mund të skuqen pak dhe më pas të përgatitet salca me qepë, domate dhe erëza.