E Diel, 1 Nëntor 2026

Horoskopi javor (10 maj – 16 maj)

Dashi 21/3 - 20/4

Java juaj do të fillojë me një fillim eksploziv – në mënyrë të mirë normalisht! Qysh në fillim do të tregoni shpirtin tuaj aventuristik, duke dhënë ide të reja dhe duke takuar njerëz të rinj. Por, kujdes dhe mendoni mirë projektet e nisura. Në vikend do të keni një gjendje të atillë mentale ku do e kaloni kohën me familje.

Demi 21/4 - 20/5

Aranzhoheni kohën. Vendoseni besimin në rënd të parë që me fillim të javës. Tri ditët e para të javës analizojini prioritetet tuaja. Keni entuziazëm dhe energji, kështu që vazhdoni me ritëm të njëjtë. Fokusohuni në ndonjë orar dhe në detaje të punës. Por, nuk është momenti i duhur për t’u marrë me nënshkrimin e ndonjë kontrate.

Binjakët 21/5 - 21/6

Kërkoni ndonjë këshillë nga një shok i mirë në fillim të javës. Keni instinkte të mira, por duhet të jeni më bashkëpunëtor me shokët. Bisedat me shokët do të jenë shumë interesante. Megjithatë, shfrytëzojini mundësitë që të debatoni sa më shumë për të arritur synimet tuaja, sidomos ato profesionale.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Truri juaj do të jetë shumë funksional që në fillim të javës. Shfrytëzojeni me kujdes kohën për të rritur karizmën tuaj. Pse jo, shoqërojuni edhe me grupe të mëdha, të cilat në të ardhmen mund t’ju udhëheqin. Mesi i javës do të jetë një mes kur do të jeni para një sfide që e keni pritur. Provoni diçka të re. Kujdes me paratë!

Luani 27/7 - 23/8

Filloni javën duke mësuar gjëra të reja. Kështu do të arrini që të sfidoni shumicën e njerëzve, të cilët janë afër juve. Duhet të keni më shumë vetëbesim në ato që i bëni dhe të përdorni arsyen e drejtë për të arritur synimet tuaja. Ky vikend do të jetë një gjë e mirë, pasi do të arrini t’i perceptoni gjërat.

Virgjëresha 24/8 - 22/9

Duhet të jeni sa më afër gjërave që janë të vërteta që në fillim të javës. E hëna do të jetë një mundësi e mirë për të diskutuar prioritetet e reja. Në mesjavë është koha e mirë për të dalë dhe shëtitur me familje, pse jo të përdorni edhe mençurinë për t’ia arritur synimeve. Vikendin shfrytëzojeni për t’u argëtuar më të tjerët.

Peshorja 23/9 - 22/10

Duhet të jeni më i/e kujdesshëm për marrëdhëniet tuaja që në fillim të javës. Të hënën do të bëni një zgjidhje interesante (në punë apo në dashuri), por duhet të punoni shumë sidomos për ta mposhtur egoizmin. Në fillim të javës duhet ta përdorni diplomacinë. Në fund duhet të përdorni një rrezik për të arritur diçka të re.

Akrepi 23/10 - 22/11

Kujdes pasi që mund të futeni në një konflikt pa nevojë. Duhet të mendoni mirë dhe mos t’i anashkaloni gjërat me egoizëm dhe mos t’i ndizni raportet më të tjerët. Punoni sa më shumë duke i analizuar detajet, madje sikurse dreqi, dhe në fund jepni mendimin tuaj për një problem që ju preokupon.

Shigjetari 23/11 - 21/12

Filloni t’i llogaritni gjërat që në fillim të kësaj jave. Përdorni energjinë dhe në fund do të shikoni se ajo do ju ndihmojë për t’i rregulluar disa probleme. Në dashuri do të gjendeni para një testi interesant, por duhet që të merrni veprime sa më shpejt për të arritur atë që dëshironi.

Bricjapi 22/12 - 20/1

Duhet të merreni me familjen dhe historinë familjare qysh në fillim të javës. Do të keni një pikturë të madhe të ngjarjeve, të cilat do të jenë shumë interesante, sidomos për inovacionin tuaj. Por, yjet ju sugjerojnë të jeni më të qartë dhe mos të diskutoni gjëra që nuk kanë të bëjnë me ju. Gjatë vikendit shmanguni nga kritikat.

Ujori 21/1 - 20/2

Prisni më shumë nga idetë tuaja të mëparshme, sidomos në fillim të javës. Do të jetë një kohë e mirë për t’u vënë në aksion, por nuk duhet të mërziteni nga puna. Duhet që të përdorni intelektin, sidomos nëse dëshironi të flirtoni. Ky vikend do të jetë një vikend i mirë, sidomos sa i përket rutinës.

Peshqit 21/2 - 20/3

Një vorbull idesh do të sillet që në fillim të javës. Kështu do të arrini për të zgjidhur një fjalëkryq, të cilin e keni lënë në gjysmë përderisa duhet që të jeni më special në kryerjen e detyrave tuaja. Vikendi do të jetë perfekt, sidomos në aspektin sentimental, ku do të keni një performancë të mirë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›