E Shtunë, 31 Tetor 2026

Swift bën jetë të dyfishtë

Këngëtarja e këngës “The Love Story” ka pranuar se ajo gjithmonë ndihet konfuze nga presioni që ka të bëj me karrierën muzikore përderisa nuk mund të gjej një rehati dhe normalitet në jetën e saj profesionale.

“Ndonjëherë mendoj se jam duke bërë një jetë të dyfishtë. Një minutë mendoj se jam duke negociuar për ndonjë kontratë ndërkaq në të tjetrën të jem afër shtëpisë dhe shokëve të mi”, tha ajo.

“Gjithmonë është e njëjta gjë, madje edhe në shkollë. Shkoj në klasë, studioj për testes dhe tërhiqem nga djemtë dhe pas shkollës shkoj në qendër të produksionit tim për të kompozuar këngët”.

Pavarësisht kësaj pune të madhe Taylor thotë se ende nuk e ka kapluar stresi.

“Ka ditë kur vetëm dëshiroj të shtrihem ne krevat sepse nuk kam shumë punë për të bërë”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›