Serbi: Zbulohet varr masiv me viktima shqiptare

Serbia ka zbuluar një varr masiv, ku gjenden trupat e pajetë të rreth 250 shqiptarëve. Ata besohet se janë vrarë gjatë konfliktit të viteve 1998 – 1999 në Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria e Serbisë për krime lufte.
“Mund të konfirmojmë se është zbuluar një varr masiv”, deklaroi Bruno Vekariq, zëdhënësi i Prokurorisë serbe për krime lufte.
“Sipas llogaritjeve tona, 250 trupa janë gjetur në lokacionin në fjalë, që gjendet pranë një qendre tjetër, në të cilën kemi kërkuar dy vjet më parë”, theksoi Vekariq.
Ky i fundit shtoi se do të duhet pak kohë derisa të fillojë ekshumimi i trupave.
“Merr disa ditë miratimi dhe përmbushja e kushteve të kërkuara për ekshumimin”, sqaroi Vekariq.
“Këto gjetje do të na ndihmojnë të marrim prova jetike lidhur me disa rate që i kemi në zyrën e prokurorit për krime lufte. Në të njëjtën kohë, kjo është shumë e rëndësishme pasi forcon besushmërinë e Serbisë ndaj vlerave demokratike”, tha Vekariq.
Varri është gjetur në rajonin jugor të serbisë, në Rashkë, edhe me ndihmën e misionit evropian për rend e ligj në Kosovë, EULEX.
Deri tani, varri masiv më i madh në Serbi është zbuluar në vitin 2001, në rrethinat e Beogradit. Aty gjendeshin kufomat e 800 shqiptarëve të Kosovës.(Evropa e Lirë)