Horoskopi javor (11 – 17 janar)

Dashi
21 mars- 20 prill
Puna: Qysh nga e hëna do të kërkoni hapa të rinj për të përmirësuar pozitën në punë.
Shëndeti: Mesi javës do t’ua vështirësojë punët, sidomos nëse nuk keni kujdes nga të ftohtit.
Dashuria: Vikendi do të jetë i përshtatshëm për të krijuar një lidhje të re.
Demi
21 prill- 21 maj
Puna: Nuk jeni duke u shpërblyer sa duhet për punën që bëni. Kujdes me paratë!
Shëndeti: Konsumoni më shumë vitamina, ndryshe do mund të sulmoheni nga gripi!
Dashuria: Krijoni një lidhje me speciale me një shok/qe. Kështu do t’i arrini qëllimet.
Binjakët
22 maj- 21 qershor
Puna: Duhet të mendoni me thellë për të kryer detyrat si duhet. Kështu arrini sukses!
Shëndeti: Kujdes nga stresi! Kjo do të ju shkaktojë kokëçarje në punë.
Dashuria: Mund të bëni një ndryshim që mund të ketë domethënie të madhe për ju.
Gaforrja
22 qershor- 22 korrik
Puna: Bëni diçka të mirë që ka të bëjë me karrierën. Një sakrificë e vogël ndryshon shumë!
Shëndeti: Jeni të ndjeshëm dhe për këtë shkak po i shkaktoni stres vetvetes...
Dashuria: Do të arrini të kuptoni si duhet dashurinë gjatë vikendit!
Luani
23 korrik- 22 gusht
Puna: Në fillim të javës do të jeni shumë të zënë. Por do keni sukses në shumë fusha.
Shëndeti: Keni shëndet të mirë, por duhet të jeni më i kujdesshëm me ushqimin.
Dashuria: Java do të përcillet me plot aventura të këndshme.
Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator
Puna: Edhe pse mund të keni probleme familjare, obligimet në punë kryeni me kohë!
Shëndeti: Yjet ju sugjerojnë që të vizitoni mjekun nëse ndjeni ndonjë dhimbje.
Dashuria: Nuk duhet që t’i shtyni disa gjëra me forcë. Duhet më shumë kohë për dashuri.
Peshorja
23 shtator- 22 tetor
Puna: Qysh në fillim të javës, duhet të zgjeroni njohuritë për punë dhe atë praktikisht.
Shëndeti: Keni shëndet të mirë. Shfrytëzojeni energjitë për punë më të madhe!
Dashuria: Në vikend duhet të kërkoni më shumë përkushtim të partnerit.
Akrepi
23 tetor- 21 nëntor
Puna: Duhet të keni një përkushtim më të madh për punë. Kujdes me financat!
Shëndeti: Nuk duhet të ankoheni nëse ndjeni ndonjë dhimbje të vogël.
Dashuria: Duhet të jeni sa me kreativ me ata të cilët i doni. Kështu mund të fitoni betejën.
Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor
Puna: Filloni punën me besim dhe i qetë. Nervozizmi vetëm ju shkakton telashe.
Shëndeti: Nëse keni probleme me lukthin, vizitojeni mjekun. Ndryshe, shëndeti i mirë.
Dashuria: Mund të lind një dashuri me një koleg/e.
Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar
Puna: Mundësi të mëdha do të shihen në punë që nga e hëna. Shfrytëzoni ato!
Shëndeti: Keni një shëndet të mirë, megjithatë kujdes nga ndryshimet e motit.
Dashuria: Vikendi do të jetë i duhur për jo të dashuruarit. Të martuarit do të kënaqen duke pushuar.
Ujori
21 janar- 18 shkurt
Puna: Mbani sytë hapur pasi që gjërat mund t’ju vështirësohen gjatë punës.
Shëndeti: I mirë, por yjet ju sugjerojnë që mos të qëndroni shumë para televizorit.
Dashuria: Me në fund keni zbuluar se kush ju përshtatet në jetën tuaj si çift.
Peshqit
19 shkurt- 20 mars
Puna: Peshqit janë në një pozitë të mirë për punë. Shfrytëzojeni rastin...
Shëndeti: Konsumoni sa më shumë produkte natyrore. Shmangni yndyrat!
Dashuria: Kujdes më të shtuar për partnerin. Çiftet të shmangen nga konfliktet.