E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horoskopi javor (26 prill – 2 maj)

Dashi
21 mars- 20 prill

Kjo është një javë ku mund të dilni nga mënyra e të menduarit dhe të planifikuarit të gjërave dhe të jeni më të bindur që shumë shpejt do të filloni të dilni me iniciativat tuaja. Një rifillim i ri apo fillim i ri do të jetë shumë evident në çështje sentimentale të rëndësishme në punë dhe familje.

Demi
21 prill- 21 maj

Do të saktësoni edhe një herë qëllimet tuaja të cilat ka shumë mundësi të ishin paksa të bllokuara. Një ndihmë e madhe do t’ju vij nga një person i afërt apo nga një rreth shoqëror, të cilat do të kenë të njëjtat pikëpamje dhe plane me ju. Po kështu në planin sentimental do të jetë një ditë e mirë dhe me lajme të reja.

Binjakët
22 maj- 21 qershor

Hëna në shenjën e Peshkut do t’ ju favorizoj në vendimet që do të merrni në lidhje me të ardhmen tuaj apo në çështje të karrierës. Në disa raste do të keni dëshirë për të bërë ndryshime të ambientit ku jetoni dhe të filloni nga e para një përvojë, apo jetë familjare.

Gaforrja
22 qershor- 22 korrik

Do të kuptoni se ku keni gabuar ju, por edhe të tjerët në lidhje me gjërat e përbashkëta në një çështje ku mund të jeni implikuar me njerëz të afërt, apo me persona që kanë të bëjnë me punën tuaj. Ka mundësi të ndryshojnë komplet lajmet apo situatat ku ishit mësuar të funksiononit.

Luani
23 korrik- 22 gusht

Java do të ketë të bëjë me një gjetje ideale për sa i përket një çështjeje që ka të bëjë me ekonominë dhe të ardhurat tuaja. Mund të doni që të kuptoni apo provoni se sa të zotët jeni për të marrë vendime për jetën tuaj ose do t’ju duhet të funksiononi kështu.

Virgjëresha
23 gusht- 22 shtator

Për ju java e ardhshme do t’ju mësoj se nuk i keni zotëruar si duhet situatat dhe personat me të cilët bashkëpunoni. Po kështu keni çdo të drejtë të mendoni se partnerët tuaj kanë filluar të ndryshojnë sjelljen e tyre në mënyrë analoge me interesin e tyre duke e zbehur shumë dashurinë që kanë për ju.

Peshorja
23 shtator- 22 tetor

Javë e përshtatshme në lidhje me fillimin e ri të një projekti apo ndryshimi për sa i përket punës suaj. E gjithë vëmendja dhe preokupimi juaj do të jetë në lidhje me mundësitë që ju janë afruar me punën. Udhëtimet, bisedat dhe kontaktet nuk do të mungojnë. Kujdesuni për shëndetin.

Akrepi
23 tetor- 21 nëntor

Do të jeni të privilegjuar sa i përket të lindurve në shenjën tuaj. Çështje shumë të rëndësishme të një veprimtarie që ka të bëjë me realizimin e një ëndrre tuajën do të dalin të suksesshme. Po kështu edhe fillimet e reja në një marrëdhënie do të jenë të favorizueshme. Favorizohen edhe fëmijët tuaj.

Shigjetari
22 nëntor- 21 dhjetor

Ka mundësi që gjërat të marrin për mirë në jetën tuaj familjare. Ka ardhur momenti të bëni ndryshime dhe të bëni biseda apo të prisni të afërm për të diskutuar. Po kështu favorizohen ndërtimet dhe rregullimet apo shitblerjet e ndryshme.

Bricjapi
22 dhjetor- 20 janar

Bricjapet do të tregojnë me të vërtetë se janë të vëmendshëm dhe të aftë për të marrë në dorë kontrollin e punëve dhe të drejtimit. Do të jeni ju që do të arrini të informoheni të parët dhe të kapni mundësitë e para në lidhje me planet apo propozimet e ndryshme që mund të bëhen në shumë plane, sidomos në pune që kanë të bëjnë me shtetin.

Ujori
21 janar- 18 shkurt

Java do të karakterizohet shumë e fuqishme në fillimet e veprimeve ekonomike. Shumë shpenzime do të jenë të favorshme dhe do të jeni të aftë se ku duhet të shpenzoni apo të investoni. Në dashuri dhe shoqëri do të jetë një ditë e favorizuar.

Peshqit
19 shkurt- 20 mars

Do të një lajm të mirë apo një mundësi për fillime të reja. Jeta juaj ka filluar të marrë një ritëm shumë të qëndrueshëm megjithëse gjërat e reja nuk duket së i përshtaten shumë situatave të tanishme. Gjithsesi asgjë nuk e ndal zhvillimin dhe ndryshimin tuaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›