E Diel, 1 Nëntor 2026

E përjashtojnë nga filmi

Lindsay Lohan është përjashtuar nga roli i saj gjatë filmit të saj të fundit pasi konsiderohet si një aktore që ka “falimentuar”.

Aktorja problematike është dashur të luaj një studente e cila punon për të studiuar në filmin “The Other Side”, por një burim i afërt me ueb-faqen TMZ ka thënë se producentët e kanë përzënë nga projekti pasi që ajo nuk mund t’i garantoj atyre sukses në Box Office.

Skenaristi dhe regjisori i filmit, David Michaels ishte shumë diplomatik në përzënien e Lindsay duke thënë: “Skuadra e jonë ka vendosur që të lëviz edhe pa Lindsay dhe së shpejti do të lajmërojmë për zëvendësimin”.

Në këtë projekt janë të përfshirë edhe aktorët; Woody Harrelson, Giovanni Ribisi dhe këngëtarja Alanis Morissette.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›