E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mjaft qëndrova vetvetja”

Lily Allen është ankuar se personi i saj si yll i popit është një karakter që ajo “nuk mund ta kontrolloj”.

Këngëtarja e këngës “Not Fair” ka thënë se si njerëzit mendojnë menjëherë se këngët e saja ndërlidhen me jetën e saj private, mirëpo ajo është një person krejtësisht tjetër dhe ndryshe nga këngët që këndon.

“Mjaft kam qëndruar vetvetja”, tha ajo. “Mjaft kam qëndruar si Lily Allen, dëshiroj të jemi tani vetvetja”.

“Pavarësisht situatës në të cilën jam, kudo që shkoj, në supermarket, në pub apo në klub, madhe edhe kur hipi në taksi njerëzit mendojnë se me njohin. Por, realisht ata nuk me njohin. Lily Allen është një karakter të cilin unë nuk e kontrolloj. Nuk kam çfarë të bëj më këtë dhe nuk dua të tjerët të më thonë se dukem si në këngë”.

24 vjeçja, e cila ka fituar edhe çmimin Brit Award – duke u ngritur kështu në maje të muzikës britanik – si dhe çmimin për Artisten më të mirë britanike femër thotë se muzika “nuk ka të bëj asgjë më karakterin e saj”.

“Sa po kam fituar çmimin BRIT. Ky ishte një çmim që nëse do e kisha marrë para katër vite do të kisha vdekur “, thotë ajo.

“Por, kur në fund e mora atë e kuptova se nuk kishte të bënte me muaj. Sepse e di se BRIT Award është nj çmimi televizioni. Shefat e studiove bëjnë marrëveshje me kanalet televizive dhe producentët qysh më parë se kush fiton në shkëmbim të paraqitjes së këngëtarëve. Kështu që nuk është çmim, është çmim sa këngëtari t’ju thotë ‘faleminderit’ të tjerëve”.

Duke folur për suksesin e albumit të saj, “It’s Not Me, It’s You”, Lily ka thënë se ka marrë pushim nga muzikë duke vazhduar profesionin e saj të biznesit ku thuhet se ajo është duke menduar për të hapur një studio muzikore dhe një dyqan për veshje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›