E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jennifer, dëshiron të duket si Brooklyn Decker

Sipas lajmeve të fundit, aktorja Jennifer Aniston (41) – për të cilën thuhet se është në lidhje me trajnerin e saj personale, Mandy Inber, më të cilin ka shkuar në Hawaii – në të cilin vend edhe do të xhirohet filmi i saj më i ri Just Go with It – por qëllimi i saj është që të duket e bukur ashtu sikurse modelja Brooklyn Decker.

“Jen ka qenë shumë e zënë duke kërkuar në departamentin për rroba sepse ajo dëshiron që trupi i saj të duket sikurse i modelës së re, pra një trup shumë i bukur dhe tërheqës”, ka thënë një burim për gazetën britanike “Mail”.

“Ajo është pranë një regjimi të fitnesit të cilin e ka ndjekur edhe në villen e saj”.

Në të njëjtën kohë, burimi ka thënë se ish aktorja e serialit “Friends” ka qenë e “shokuar” kur ka mësuar se Angelina Jolie planifikon të martohet me ish burrin e saj Brad Pitt.

“Kur Jen mësoj se Brad dhe Angie po planifikojnë martesën ajo ishte e shokuar”, ka thënë burimi.

“Për të ishte sikurse ta therësh me thikë në zemër për të dytën herë”.

Burimi ka shtuar se Angelina “do ta thërras Jen’in personalisht për ta njoftuar atë se a ka ndonjë vështirësi ligjore dhe t’i lë ata që të jenë burrë e grua për tërë jetën. Por ajo nuk është në gjendje që ta bëj këtë”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›