E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amanda mendon se seksi është i pështirë

Aktorja 24 vjeçare, Amanda Seyfried ka thënë se seksi është gjëja me “e fëlliqur dhe me e pështirë” në botë.

Aktorja – e cila për momentin është duke xhiruar në filmin Chloe, në të cilin ka edhe skena lesbike bashkë me aktoren Julianne Moore – ka thënë se intimiteti që praktikohet sot është një gjë shumë e pështirë.

“Ne duhet të jemi sa më të hapur. Nuk po them se amerikanët janë të mbyllur – unë vazhdoj të jetoj në New York dhe Los Angeles – por vendi në të cilin jam rritur Allentown të Pennsylvania...që është një qytet i vogël ndonjëherë na është thënë se seksi i keq është i keq”, ka thënë ajo.

“Kur motra e ime humbi virgjinitetin mendoja se kjo gjë ishte një gjë e fëlliqtë dhe e pështirë dhe isha e frikësuar nga seksi. Me kujtohet se më është dashur të luftoj me shokët e mijë, sidomos me djemtë kur e kanë prekur ata. Ajo u çmend, jo pse nuk i tregova e saj, por sepse e kisha bërë këtë pa i treguar asaj”.

Amanda – e cila kohëve të fundit është e dashura e aktorit britanik Dominic Cooper – ka pranuar se kur bën seks jashtë shtëpisë së saj gjërat janë më ndryshe.

“Intimiteti është një gjë e mrekullueshme”, ka thënë ajo. “Gjurmimi i seksit është një gjë e rëndësishme kur rriteni dhe jo sa jemi të rinj”.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›