E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horror ne France babai shfaros familjen e tij

Në fillim të muajit një familje franceze ishte zhdukur në mënyrë të mistershme. Sot misteri është kthyer në një rrëfim horrori që ka shokuar gjithë Francën. Në oborrin e shtëpisë ku banonte familja me 6 anëtarë që u zhduk papritur tre javë më parë janë gjetur të gropozur tre trupa.

Fqinjët rrëfejnë për fraza delirante të babait të katër fëmijëve i cili është shpallur tashmë në kërkim. Para se të zhdukej ai u kishte treguar se ishte një agjent sekret, e se do të emigronte në Australi,  ndërsa të tjerë e kanë parë të vendosë thasë të mëdhenj në bagazhin e makinës para se te zhdukej.

Familja e zhdukur në  4 prill përbëhej nga babai Xavier, 50 vjeç pronar i një punishteje të vogël, nëna 49-vjeçare , Agnes, mësuese katekizmi dhe 4 fëmijët të gjithë në shkollë. Benoit, 13 vjeç, Anne, 16, Arthur, 18, e Thomas, 21 vjeç. Trupat e nxjerrë nga gropa në oborrin e vilës  menohet se janë të nënës dhe dy fëmijëve të mëdhenj.

Hetuesit deklarojnë paraprakisht se ata janë varrë me armë zjarri. Gërmime të mëtejshme po kryhen nën dyshimin se të varrosur aty mund të gjenden dhe dy trupa të tjerë. Në garazh ende gjendet e parkuar  makina e nënës, mbi pluhurin që  mbulon xhamin e pasëm është gjetur mbishkrimi “Nuk kishe të drejtë”, “Më ka marrë malli PK”. Ndërsa mbi kutinë e postës jashtë vilës është ngjitur një letër ku shkruhet “T’i kthehet dërguesit”.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›