Siri edhe 20 viktima ne protestat kunder qeverise

Protestat antiqeveritare të së premtes në Siri kanë shënuar edhe 20 viktima, ndërsa policia njoftohet të ketë hapur zjarr mbi turmat prej dhjetëra mijëra njerëzish në disa qytete përgjatë vendit. Bazuar në dëshmitë që sjell BBC shumica e vrasjeve ka ndodhur në Ezra, në hyrje të qytetit të Deraa-s dhe në periferinë e kryeqytetit Damask.
Të paktën 200 persona kanë gjetur vdekjen që nga nisja e protestave kundër regjimit të presidentit Bashar al Asad në Siri, muajin e kaluar. Ky i fundit, formalisht ka plotësuar një nga kërkesat e protestuesve shfuqimin e ligjit të emergjencës në fuqi prej 48 vjetësh. Por, opozita nuk është bindur për vërtetësinë e Asad kur premton reforma demokratike, pasi ligje të tjera i detyrojnë sirianët të kërkojnë leje për të demostruar, ndërsa qeveria zotëron pushtet të gjerë për të ndaluar aktivitstët dhe shtypur disidentët.
Human Rights Watch i bëri thirrje asad të provojë vullnetin e tij për reforma duke lejuar protestat e së premtes pa ushtruar dhunë. Por, duket se një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi dëshmitarët rrëfejnë se forcat qeveritare kanë hapur zjarr me plumba të vërtetë në qytetet e Dumës, në Hirak, afër Deraa. Një banor i Homsit it ha BBC-së se dëgjoi të shtëna ndërsa tre protesta të ndara zhvilloheshin në qytet., mbi 10 mijë persona kanë qenë në rrugë në këtë qytet, ndërsa lajmet mbeten kontradiktore pasi mediave ndërkombëtare, për momentin, iu është refuzuar hyrja në Siri.
Juli Prifti