E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njerezit e pushtetshem Time aktiviste egjiptiane ne liste

Aktivistë më parë të panjohur nga Egjipti i janë bashkuar yjeve të popit dhe politikanëve në listën e revistës Time, për 100 njerëzit me më shumë ndikim në botë. Revista ka publikuar në kopertinën e saj listën e cila përfshin gjigandët e kulturës pop, si Justin Bieber dhe Oprah Winfrey, por edhe më pak të njohurin,  Wael Gonim, një aktivist egjiptian i internetit që ndihmoi në rrëzimin e ish-presidentit Mubarak.

100 njerëzit më të pushtetshëm të botës janë publikuar nga Time për tetë vjet rresht dhe në çdo vit, në listë nuk mungon Oprah Winfrey. Time thotë se arsyeja përse ajo është gjithnjë e pranishme është pasi përfaqëson një dozë të madhe pushteti në fushën e saj dhe vërtet i ndihmon njerëzit ta jetojnë më mirë jetën e tyre. Yje të tjera të listës janë aktori Colin Firth, shkëlqimi i futbollit argjentinas Lionel Messi, dhe për çudi të disave edhe ylli i popit, Justin Bieber.

Jons e revistës Time thotë se përkundër shumë njerëzve që besonin se djaloshi do ta kishte famën të shkurtër, ai vazhdon të jetë një sensacion. Ndërsa dasma e tyre është vetëm ditë larg, prince Uilliam dhe e fejuara e tij, Kate kanë kapur vëmendjen e botës. Bëhet fjalë për një histori përrallash, sidomos nga ato që i pëlqejnë Hollivudit me një “happy ending”.

Lista e 100 të pushtetshmëve përshin dhe aktivistin Wael Gonim, lajmet e të cilit në rrjetet sociale frymëzuar revolucionin në Egjipt, por edhe doktorin japonez Takeshi Kanno, i cili refuzoi të largohej pa ndihmuar viktimat e tërmetit dhe cunamit të 11 marsit. Politikanët nuk mbeten asnjëherë jashtë listës së Time.

Mes tyre Barack Obama, David Cameron, Nikolas Sarkozy, Angela Merkel dhe presidentja e re braziliane, Dilma Rusef. Por jo të gjithë e përdorin ndikimin e tyre për mirë, e gjithsesi ndodhen në listë. Si psh politikani iraken Muqtada al-Sadr, operativi i al-Qaedës Anuar al-Aualaki, apo djali i kolonelit të Tripolit, Saif Gaddaffi.

Juli Prifti Azhornuar së fundi ( e premte , 22 prill 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›