Horror në Kinë, bebja hidhet në tualet, nxirret gjallë nga zjarrfikësit
PEKIN-Ngjarje rrënqethëse dhe e pabesueshme në Kinë, kur një foshnje e sapolindur ka arritur të shpëtojë për mrekulli pasi prindërit e hodhën në tubacionet e ujërave të zeza. Ngjarja ndodhi në Jinhua në provincën e pasur kineze, Zhejiang.
Fëmija i mrekullisë siç e quajnë tashmë mediat perëndimore arriti të shpëtojë nga zjarrfikësit vetëm pasi disa kalimtarë dëgjuan të qarat e tij.
Ekipi i shpëtimit arriti ta nxjerre gjallë e shendosh e mirë edhe pse tubi kishte një diametër prej 10 cm. Mjekëve u desh ta prisnin me kujdes tubin për gati 1 orë për të mos dëmtuar foshnjën që peshonte rreth 2,3 kg. Lajmi ka nxitur qindra, mijëra komente në rrjetet sociale në Kinë, si dhe kritika të shumta nga njerëzit.
Policia po e trajton çështjen si tentative vrasje dhe tashme ka nisur kërkimi për prindërit. Vazhdimisht ka raportime në mediat kineze për foshnje të braktisura, një fenomen që i atribuohet problemeve me planifikimin e rreptë familjar në shtetin komunist, që ndalon çiftet të kenë më shumë se një fëmijë.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera FOTO-BEBJA NXIRRET GJALLE NGA TUBI I TUALETIT