E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procedim penal djalit të Shemsi Prençit, pengoi vendosjen e flamujve të PD në Kamëz

TIRANË- Policia e Tiranës, ka nisur një procedim penal ndaj djalit të Shemsi Prençit. Jetmir Prençi, djali i sh-drejtorit të Policisë së Dibrës, Shemsi Prençi mësohet se ka goditur dy persona që vendosnin flamujt e Partisë Demokratike pak ditë më parë në zonën periferike të kryeqytetit, Kamëz.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se Jetmir Prençi bashkë më një mikun e tij, S.Sula kanë goditur shtetasit Vilson Hakajn dhe Bekim Memian, duke tentuar për të mos i lejuar të vendosnin flamujt e Partisë Demokratike në Kamëz.

Djali i sh-drejtorit të Policisë së Dibrës, Shemsi Prençi akuzohet për pengimin e Subjekteve Zgjedhore në Organet Përfaqësuese Vendore.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›