E Diel, 1 Nëntor 2026

Horror në Xhafë Zotaj, 18-vjeçarja gjendet pa kokë nga i ati

Aida Malaj

Policia ne Durres, foto ilustruese

Një ngjarje makabre ka tronditur Xhafë Zotajn mëngjesin e sotëm.Një 18-vjeçare është gjetur nga i ati e masakruar me thika dhe pa kokë, pranë mbikalimit në Fllakë, në hyrje të Xhafë Zotaj, në Durrës. Sipas policisë, Aishe Vata, 18 vjeç, është gjetur e shtrirë në një arë, pranë shinave të trenit.

Ekspertët kriminalë kanë nisur menjëherë hetimet për ngjarjen, e cila për momentin është e mbuluar nga misteri. Paraprakisht dyshohet se vajza është larguar nga shtëpia rreth mesnatës dhe më pas nuk është kthyer më. Për këtë arsye i ati ka dal në mëngjes për ta kërkuar.

Policia po merr në pyetje familjarët dhe po punon për zbardhjen e autorësisë dhe motiveve të ngjarjes makabre.

(vijon…)

11 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Horror në Xhafë Zotaj, 18-vjeçarja gjendet pa kokë nga i ati burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›