E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horror në parkun e zbavitjes

Shkrimtari amerikan, Stephen King, që konsiderohet mbret i zhanrit të horror romaneve, ka paralajmëruar rrëfimin e tij të ri, ngjarja e të cilit është vendosur në një park zbavitjeje.

Stephen King ka njoftuar se libri i tij i ri, që do të mbajë emrin “Joyland” (Toka e Dëfrimit), do të jetë një triler rrëqethës për një vrasës serik, i cili “operon” brenda një parku për zbavitje.

Mbreti i horronit ka paralajmëruar se “Joyland” fillimisht do të jetë në dispozicion vetëm në formën e librit, edhe pse kohëve të fundit pothuajse të gjitha romanet po publikohen në formë elektronike.

Ndryshe, deri më tani King ka shitur mbi 350 milionë ekzemplarë të librave të shkruar nga ai, ndërkohë që puna e tij më së shumti njihet në zhanrin e horrorit dhe fantastikës. Shumë rrëfime të tij janë adaptuar në filma, të cilët kanë përjetuar sukses të jashtëzakonshëm, siç është horror filmi “Carrie”, por dhe shumë klasikë të tjerë të këtij zhanri filmik.

Romani "Joyland" do të dalë në shitje në qershor të vitit 2013.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›