E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nanin e brengos mungesa e Rooneyt

Mesfushori i Portugalisë, Nani beson se Anglia do ta vuajë mungesën e Wayne Rooneyt, në dy ndeshjet e para në Evropian, për shkak të suspendimit të tij.

“Rooney është njeriu kyç dhe dy ndeshje pa bashkëlojtarin tim nga Manchester United, do të jenë shumë për Anglinë. Rooney është i mllefosur për mungesën e tij, sepse e di se është njeriu i golit dhe dëshiron të jetë aty, për ta ndihmuar ekipin. Unë sinqerisht dëshiroj që Anglia ta arrijë çerekfinalen, por nuk do të ketë punë të lehtë”, deklaroi mesfushori portugez për ‘The Sun’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›