Horror në prag të vitit të Ri, dy të vrarë dhe një i plagosur në Shkodër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, në prag të vitit të Ri. Dy persona kanë mbetur të vrarë në Shkodër, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në oborrin e banesës së shtetasit Zef Markaj në fshatin Hot i Ri komuna Rrethina. Policia, e mbërritur në vendngjarje, konfirmoi se njëri prej viktimave pikërisht është kryefamiljari Zef Markaj dhe shtetasi Ardjan Kola, i cili është nga Laçi i Kurbinit.
Ndërsa i plagosuri është shtetasi Gjon Markaj, vëlla me viktimën. Ky i fundit është transportuar drejt spitalit rajonal dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ardjan Kola ka shkuar tek shtëpia e Markajve dhe aty ka shkëmbyer zjarr me dy vëllezërit Markaj. Nuk dihen akoma motivet, por sipas policisë Ardjan Kola ka qenë person në kërkim për vjedhje.