E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish- të përndjekurit vendosin qirinj për Karamuçën e Bejkon dhe deklarojnë: Do rinisim protestat

homazhIsh- të përndjekurit politikë janë rikthyer në vendin ku kohe me parë zhvilluan grevën e urisë, këtë radhë në nderim të Lirak Bejkos dhe shpëtim Karamuçes, ky i fundit i ndarë nga jeta një javë më parë pas një sëmundjeje të rëndë.

Ish- grevistët ndezën qirinj në nderim të shokëve, ndërsa mes tyre ishte edhe bashkëshortja e Lirak Bejkos, raporton Vizion Plus.

Ish- të përndjekurit thanë se qeveria vijon të jetë indiferente ndaj çështjes se dëmshpërblimit të tyre financiar. Ata pohojnë se do të rinisin protestat.

Ish- i përndjekuri politik, Lirak Bejko, u vetëdogj në shenjë proteste ndaj reagimit qeveritar për dëmshpërblimin financiar, e për pasojë mori plagë të rënda, nga të cilat humbi edhe jetën në një spital në Itali.

Ndërsa Shpëtim Karamuça ishte ndër grevistët më aktive, ndonëse në moshë të thyer.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›