Sherr me thika në Kavajë, një i vdekur dhe tre të plagosur
Një sherr i nisur mes disa personave në Kavajë ka përfunduar me një viktimë dhe tre të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë.
Policia bën me dije se viktima është Artur Kollçaku, kurse të plagosur janë Elvis Kollcaku, Aldo Gryka e Sajmir Fikaj.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij sherri, ndërkohë që mësohet se ata janë konfliktuar me thika.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë Fabrikës së Qelqit.
Të plagosurit janë dërguar me shpejtësi në spitalin e Durrësit.