E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horrori i Çernobilit

Një film horror i vendosur mes gërmadhave të Çernobilit është ideja e re e Oren Peli, shpikësit të sagës së suksesshme horror ‘Paranormal Activity’.

Peli ka shkruar skenarin, ndërsa regjia i është besuar të riut Bradley Parker.

‘Chernobil Diaries’ tregon aventurat e frikshme të katër turistëve amerikanë, të cilët për të mos bërë udhëtimet e zakonshme të turistëve të tjerë në Europë vendosin të vizitojnë gërmadhat e Prypiat, qytetit ukrainas të braktisur pas shpërthimit të reaktorit bërthamor në Çernobil.

Gjithçka duket sikur po shkon mirë deri sa fillon të perëndojë dielli. Kur janë gati për t’u larguar, furgoni i tyre prishet dhe detyrohen që të kalojnë natën në afërsi të centralit bërthamor. Pas kësaj, krijesa të çuditshme vihen në ndjekje të turistëve të frikësuar.

‘Chernobyl Diaries’ nuk është xhiruar në Ukrainë, në vendin e katastrofës, por në vende të ngjashme në Serbi dhe Hungari. Filmi do të shfaqet për herë të parë më 25 maj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›