E Shtunë, 31 Tetor 2026

Julia Roberts në rolin e shtrigës

Është e vështirë ta imagjinosh Julia Roberts në një rol negativ. Protagoniste në shumë filma romantikë dhe komedi si “Pretty Woman" e "Notting Hill", edhe në filma aventurë dhe aksion, me ëmbëlsinë që e karakterizon pamjen e saj, ka pasur gjithmonë role pozitive.

Por këtë radhë ka arritur të skalisë një rol tepër të veçantë. Roberts do të jetë mbretëresha e keqe, njerka e Borëbardhës në filmin për fëmijë “Borëbardha”, një realizim nga Tarsem Singh, i cili do të dalë nëpër kinema më 4 prill. Rolin e Borëbardhës së bukur në këtë produksion do ta luajë Lily Collins.

Filmi do të jetë një përshtatje origjinale dhe argëtuese e përrallës klasike që njohim të gjithë dhe një mbretëreshë kaq magjepsëse si Julia Robert do të jetë e vështirë ta përfytyrojmë në rolin e ‘të keqes’.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›