Hotelet ulin cmimet

Kete vit, cmimet ne plazhin e Durresit duken paksa me te lira se vitet e kaluara. Ne kete aspekt, nje rol te rendesishem duket se ka luajtur edhe rritja e cmimeve ne plazhet e Malit te Zi, te cilat terheqin nje pjese te pushuesve kosovare. Ne hotelet e Ulqinit tashme nuk mund te prenotosh pa nje cmim minimal prej 10 eurosh ne nate, por edhe kete nuk e gjen ne sezonin e mbipopulluar te muajve korrik e gusht. Ne dallim nga vitet e tjera, ulja e cmimeve te hotelerise ne Durres duket se ka ndikuar per te mos pasur renie ne nivelin e frekuentuesve qe vijne nga pertej kufirit. Duket se plazhet shqiptare, ne te cilat vetem ndertohet dhe nuk investohet per kushtet e tjera, po ndjejne konkurrencen e vendeve fqinje. Ramadan Ajdini me nipin e tij, Ajetin, kane ardhur nga Prishtina. Ata thone se kane marre nje banese me qira, per te cilen paguajne shtate euro ne nate. Nje cmim qe veshtire ta gjeje vitet e kaluara. Ramadani thote se kete vit po shohin ndryshime. Eshte rritur numri i apartamenteve ne zonen turistike, por ka edhe nje pasterti me te madhe te vijes bregdetare dhe nje nivel me te mire sherbimi. Ai thote se kete vit kursimi ka filluar qe me heqjen e takses prej 10 eurosh per person, qe me pare paguhej ne kufi. Por, edhe hotelet luksoze jane detyruar, perballe konkurrences ne rritje, te pershtatin cmimet dhe te rrisin nivelin e sherbimit. "Nisja e funksionimit te mekanizmit te konkurrences - thote pergjegjesi i Zyres se Turizmit ne prefekturen e Durresit, Tasim Besho - ka bere qe pronaret e hoteleve te mos luajne me me cmimet. Ka ikur koha kur nje kafe servirej me 2000 leke te vjetra". Rritja e nivelit te sherbimit ka ndikuar qe ne plazhet shqiptare tashme te afrohen jo vetem kosovare e maqedonas, por edhe pushues te tjere nga vendet e Evropes Lindore. Gjithnje e me shume ne rruget e qytetit bregdetar degjon te flitet serbisht, sllovakisht, cekisht apo gjuhe te tjera te vendeve te ish-bllokut sovjetik. Tashme mund te thuhet se turizmi ne Shqiperi ka nisur te vihet ne rruge te mbare. Jo vetem kaq. Autoritete vendore po synojne gjithnje e me shume drejt projekteve qe do ta shnderrojne qytetin bregdetar ne nje pike te rendesishme te turizmit gjithevjetor. Sipas pergjegjesit Besho, qyteti i Durresit ofron kushte te shkelqyera edhe per forma te tjera alternative te turizmit, si ai historik, arkeologjik, kulturor apo agro-turizmi qe ne vitet e fundit po lulezon gjithnje e me shume ne vendet evropiane.
Hajrullahu
Hajrullahu ka ardhur nga Drenica per te kaluar pushimet ne Durres. "Pjesa me e madhe e miqve apo te njohurve te tij kete vit nuk kane shkuar ne Ulqin per te kaluar pushimet verore, te pakenaqur nga cmimet qe jane ne rritje ne Malin e Zi". Ai thote se ne qytetin malazez te banuar kryesisht prej shqiptareve, mund te gjesh dhoma me cmime nga 10-20 euro ne nate, ndersa kete vit Shqiperia ofron cmime me te lira. Por nga ana tjeter vendi yne ka probleme te tjera, si energjia elektrike apo uji i pijshem 24 ore, te domosdoshme ne sezonin e veres. Dhe kete e permend dhe Hajrullau i cili shprehet se: "Natyrisht, ne Ulqin ka drita, uje dhe argetim 24 ore". Megjithate, ai preferon Shqiperine.
Drita
Drita thote se eshte e kenaqur me kushtet qe ka gjetur ne plazhin e Durresit. "Ne pergjithesi plazhi eshte i paster. Une jam e kenaqur, pasi uji i detit nuk eshte i ndotur si vitet e kaluara. Kam ardhur ne plazh dhe kam marre nje dhome me qira ketu prane", thote ajo. Drita vlereson dhe cmimet e dhomave me qera apo hoteleve ne kete qytet. Sipas saj, cmimet jane te arsyeshme per dhomat ndaj dhe fluksi eshte me i madh. "Kam vene re se ne pergjithesi pastrimi i vijes bregdetare behet i rregullt nga automjetet e ndermarrjes se sherbimeve komunale", shprehet Drita, duke vleresuar bregdetin shqiptar e ne menyre te vecante qytetin e Durresit.
Kasemi
Kasemi tregon se vjen prej shume vitesh ne Shqiperi, pasi mendon se eshte mes vellezerve te tij. Por, ai nuk mund te mohoje se ketu gjerat nuk jane fort mire. "Ndoshta une mund ta paguaj edhe shezlonin e cadrat, pasi nuk kam deshire te bie edhe pajisjet nga jashte, por duhet menduar edhe per ata qe jetojne ketu e kane nje nivel te ulet te ardhurash", thote Kasemi, duke theksuar se te ardhurat ne krahasim me cmimet jane me te ulta e ndaj duhet te shihen politika te tjera per pushuesit. "Ndersa hoteleria nuk eshte e shtrenjte. Miqte e mi, qe kane shkuar ne Mal te Zi, thone se kane paguar me shume", theksoi ai.
Indriti : "Kushtet mund te jene dhe me te mira"
Indriti thote se plazhi ne Shqiperi kete vit i duket shume mire. "Kam gjashte dite qe kam ardhur dhe po kenaqemi mjaft. Sigurisht qe kushte me te mira mund te jene, por edhe ne kete gjendje eshte shume mire", theksoi Indriti. Lidhur me cmimet, ai u shpreh se ato jane te mira, por dihet qe ne varesi te xhepit dhe mundesise, mund te kesh shume gjera. "Deri tani, ne nuk kemi hasur asnje pakenaqesi apo problem gjate kohes qe vijme ne plazh. Hotelet dhe dhomat kane cmime te mira, 10 euro eshte nje nate fjetje. Une vij per here te trete ketu dhe mendoj te vij edhe vitin e ardhshem. Do te rrime edhe dy dite te tjera dhe me pas do te ikim", vijoi pushuesi ne bregdetin shqiptar.
Nesimi: "Rera eshte e mrekullueshme ne Durres"
Nesimi: "Kam kater dite qe kam ardhur ketu dhe plazhi me duket i mire. Ka pak papasterti, por mikpritja eshte shume e mire. Rera eshte ne pergjithesi e mire, por ka mundesi qe te jete edhe me e paster. Cmimet me duken normale, megjithese si bregdet qe eshte ato mund te ishin me te larta dhe kjo eshte normale, pasi pushuesit kur nisen diku per te pushuar, i kane marre parasysh keto gjera", shprehet qytetari. Ai theksoi se do te ishte mire te qendroje edhe me shume ne vend. "Me gjithe problemet qe gjej ketu, jam i bindur se nuk do te me pengojne te kaloj pushime te kendshme ne Shqiperi, sic kam kaluar edhe vite te tjere", vleresoi ai pavaresisht disa rezervave per vendin.
Ka shume permiresime, ndryshe nga vjet
Shkendija: "Kemi pese dite ketu bashke me burrin dhe femijet. Kemi ardhur edhe vitet e tjera dhe me duket se eshte me mire kete vit. Ne kemi shtate vjet rresht qe vijme ne Durres dhe ky eshte viti i tete. Me duket se te gjitha gjerat jane ne rregull, pastertia, banesa, cmimet qe ofrohen nga lokalet dhe dyqanet. Pra, eshte ne rregull, pothuajse si ne te gjithe zonen. Nga viti ne vit, gjejme kushte gjithnje e me te mira dhe sherbim gjithnje e me te kendshem. Jam e bindur se do te kenaqem kete vit dhe ju garantoj se nuk do te mungoj edhe me pas, pasi plazhi i Durresit eshte i gjithe shqiptareve, te cilet po e kuptojne gjithnje e me shume se ardhja jone kerkon edhe permiresim te kushteve".
Seferi: Mungojne tabelat orientuese gjate rruges
Seferi e ve gishtin tek cmimet e lira ne bregdetin shqiptar, prej nga ku niset dhe per puhimet e tij. "Cmimet e lira fillojne qe te plazhet publike. Une nuk e di nese ne Durres ka plazhe publike. Ndoshta ka ndonje cope vend te lire, ku mund te ngulesh cadren, por une nuk bej dot nje rruge aq te gjate per te gjetur se ku eshte plazhi publik, aq me teper qe nuk ka as tabela shpjeguese. Shikojeni edhe vete si eshte situata. Nuk kemi nje cope vend te lire dhe jemi te detyruar te paguajme gjithcka. Po paguajme shtrenjte gjithcka, ndersa sherbimet jane shume te pakta".