Zana Cela: Dashuria me ndihmon te realizoj endrrat

E ndersa ka shenuar me sukses ne Tirane, mbylljen e spektaklit "Akademia e Yjeve", Zana Cela dhe stafi i saj, jane drejt nje finaleje tjeter. Behet fjale per fundin e turneut veror te ketij programi, qe shetiti ne disa nga rrethet kryesore te vendit, duke u bere ne kete menyre edhe nxites i turizmit. Te rinjte e "Star Academy", kane ndezur sheshet e Durresit, Pogradecit, Korces dhe Vlores, per t'u ndalur me 30 korrik ne qytetin e Elbasanit. Nderkohe, pas pushimeve te veres, te tjera projekte presin drejtuesen e programit, Zana Cela.
Stina e veres shenon momentin, kur te gjithe mbyllin impenjimet skenike dhe mendojne per pushimet, ndersa me ju ka ndodhur e kunderta, pas spektaklit "Akademia e Yjeve" niset turneun neper Shqiperi. Perse kjo zgjedhje?
Eshte e vertete, qe pas nje sezoni shume te ngjeshur me pune, sic ishte edicioni i trete i "Akademia e Yjeve", duhet te kishim bere nje pushim te gjate. Por, i gjithe stafi i pedagogeve dhe konkurrentet finaliste, me kenaqesi te madhe pranuam ftesat, qe na erdhen nga bashkite e disa qyteteve, per te performuar ne sheshet me te medha. Aty nxenesit dhuruan alegri dhe nje program krejt ndryshe nga cfare ishte bere deri me tash, me qellimin e terheqjes te sa me shume pushuesve dhe gjallerimit te jetes se qyteteve tona ne sezonin turistik veror. Me kete rast, dua te falenderoj kryetaret e bashkive te Durresit, Pogradecit, Korces, Vlores dhe Elbasanit, per mundesine qe iu dhane te rinjve te "Akademise se Yjeve" per te qene prane publikut.
Si ka qene pritja, qe publiku shqiptar i ka bere te rinjve te ketij spektakli gjate vizitave ne rrethe te ndryshme te vendit?
Kur vendosem te gjithe bashke te organizonim kete turne, une personalisht
isha e bindur, qe rinia e qyteteve pritese do te ishte e pranishme ne shesh, por nuk mendoja qe publiku do te perfshinte te gjithe grupmoshat pa dallim. Programi qe ne prezantojme ka te perfshire te gjithe preferencat, qe nga kenga popullore, kenga shqiptare, ajo e huaj, me ritme te ndezura latine, arabe e deri te hip-hopi. Dhe gjithe ky program, qe zgjat 3 ore, kalon aq shpejt sa askush nuk largohet nga sheshi nese ne nuk shtojme te pakten 2-3 numra te tjere. Artistet e rinj realizojne gjithcka shume mire, duke kenduar e kercyer, e madje edhe duke komunikuar me publikun, i cili therret pa pushim emrat e Irisit (fitueses) Kristit, Gracianos, Jurgenes, Anxhit, Anes Xhulios, apo finalisteve te edicionit te kaluar, Sajmirit, Veneres, Bledit, Klevisit. Kur shikon sa bukur komunikojne me publikun, sa shume entuziazem emetojne, sa duartrokitje dhe autografe rrembejne, nuk e beson se 4 muaj me pare ata nuk kishin performuar kurre, nuk dinin si te mbanin mikrofonin, si te komunikonin ne studio me kameran e me njeri-tjetrin.
Finalja e ketij turneu do te jete me 30 korrik ne Elbasan, perse pikerisht ky qytet?
E kemi zgjedhur jo rastesisht Elbasanin, sepse qyteti i lindjes se Irisit, fituesja e cmimit te madh "Akademia e Yjeve". Une jam e bindur, qe Elbasani krenohet me kete vajze, e cila eshte nje talent shume i rralle. Jam ndjere shume mire personalisht, kur shikoja sa shume publik e sa shume fansa kane krijuar keta te rinj. Te gjithe se bashku me pedagoget e kenges dhe kercimit, Sokolin, Enaden, Gertin, Tanin ndjeheshim te plotesuar, kur shikonim sa shume sadisfaksion merrnin nxenesit nga entuziazmi i sheshit dhe mendonim, qe Akademia e jone brenda ketij projekti, i dha edhe kete eksperience te madhe, komunikimin me publikun e shesheve te medha.
Pas perfundimit te gjithe kesaj maratone te gjate, cfare projektesh ka Zana Cela?
Kam 3-4 projekte, jo te gjitha ne fushen e artit, por angazhime si qytetare dhe ne fusha te tjera te jetes, ku une mund te jap kontributin tim. Por sigurisht me i shpejti eshte ne tetor, Festivali Nderkombetar i Vokalit Operistik te Shqiperise, i vleresuar ne menyre te vecante ne karrieren time. Per me teper, qe ky eshte viti i dyte, qe festivali yne eshte anetar i Opera Europa, institucion ky me qender ne Bruksel e ne Londer. Edhe kete vit, kryetar i jurise se festivalit do te jete presidenti i Opera Europa, z. Nikolas Payne.
Mes gjithe ketyre impenjimeve si arrini te jeni edhe nje nene dhe bashkeshorte e mire?
Faleminderit qe me vleresoni edhe ne kete aspekt, por ju them se aty ku ka dashuri te gjitha rrethanat behen teper lehtesuese per te realizuar detyrat dhe endrrat, qe kemi ne kete jete.
Si mendoni, cfare e ben Zanen nje ne te mire ne raportet me djalin e saj?
Per kete duhet te pyesni djalin tim. Se bashku me bashkeshortin jemi
munduar t'i japim shembullin me te mire, se kjo jete fitohet duke punuar
shume, pa lakmuar punen e kolegut tend, por nga ana tjeter, duke respektuar
e mbrojtur fort punen tende.
Ju ka shoqeruar djali gjate udhetimeve ne rrethe?
Jo, nuk jam aq egoiste, sa ta shkepus nga shoqeria e tij dhe planet
ditore qe ai ka, pasi tashme ai eshte ne ate moshe qe menaxhon vete kohen
e tij te dites
Po per pushimet keni menduar?
Po, ne muajin gusht, se bashku me familjen, motren dhe vellezerit e mi.
Pas gjithe ketyre viteve ne ekran, konsideroheni nje prej femrave, tek e cila koha nuk ka ndikuar. Si arrini ta ruani kete fizik?
Mendoj se eshte natyra e punes, me shume levizje, qe ben te kem te njejten
peshe prej te pakten 18 vjetesh. Palestren akoma s'e kam konsideruar
seriozisht, vetem me sezone teper te shkurtra.
Bota ideale e Zanes
Si do te ishte bota juaj ideale?
Bota ideale per mua eshte ajo, ku te gjithe te punojne dhe te arrijne te
jetojne vetem ne saje te punesimit te tyre, ku puna te jete peshorja e
vetme per te matur vlerat. Kjo do ta shkarkonte boten nga te gjitha veset
e vjetra dhe ato '"moderne".
Keni bere ndonjehere kompromise ne emer te punes?
Une hyj ne kategorine e atyre grave qe dua t'i krijoj te mira materiale dhe
jetese, familjes sime, duke i vene vete shpatullat punes, e nese ke kete
parim ne jete, do jesh gjithmone i zoti per te realizuar cdolloj pune, pa
perdorur kompromiset.
Po sakrifica ne emer te dashurise?
Nese jeta do te me perballte para sakrificave, do t'i beja ato per njerezit me
te dashur qe kam; djalin, bashkeshortin, prinderit, vellezerit, motren, femijet e
tyre.
Sa di te falesh?
Jeta me ka perballur me momente te veshtira, ku njerezit qe une besoja se i kisha miq, disa nuk rezultuan te tille. Deri me tash i kam falur dhe shpresoj ta kene marre si shenje zemermadhesie e jo dobesie timen.
Di te kerkosh falje?
Une kerkoj shpesh here falje, kur e kuptoj se pa dashje kam lenduar sadopak njerezit rreth meje. Te kerkosh falje, per mua, eshte virtyt.
Ke pendesa deri me sot?
Jo te medha. Pendesa te vogla eshte normale te kete gjithkush, ato te orientojne me mire per vazhdimesine.
Je e lumtur?
Po, jam me fat se ndjehem e lumtur.