BE pezullon miliona dollarë për Bullgarinë
Autori i Lajmit: red.
BE ka pezulluar miliona dollarë ndihma për Bullgarinë pas një serie raportesh që kritikonin ashpër qeverinë se kishte dështuar të luftonte korrupsionin dhe krimin e organizuar.
BE po i mban fondet në linjë me paralajmërimet e dhëna më herët Bullgarisë kur vendi u anëtarësua në BE në janar të vitit të kaluar dhe ka ndaluar pagesat për dy agjenci qeveritare.
Drejtuesit e BE-së thonë se megjithë disa përpjekje për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, institucionet duken të mira në letër, por nuk japin rezultate në praktikë.
BE ka paralajmëruar edhe Rumaninë për progresin e ngadaltë në këtë fushë.
Një zëdhënës i Komisionit evropian tha se BE donte të ndihmonte të dy vendet, por rezulatat duhet të vinin nga brenda vendit.
Për shkak të shqetësimeve në masë të madhe, përsa i takon zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian, mesazhi nga Komisioni Evropian është se nëse të rinjtë nuk sillen siç duhet, ata do ta paguajnë.
Ky lajm është publikuar: 24/07/2008